2014 Archives - Ipko

DREJTORI I IPKO-SË, ROBERT ERZIN, INTERVISTË PËR GAZETËN ZËRI
25 dhjetor 2014 – Gazeta Zëri

1. Cilat ishin trendet e telekomunikimit në Kosovë për vitin 2014?

Të jesh pjesë e fenomenit global, përkatësisht industrisë e cila e ka parë rritjen më të shpejtë të mundshme ndonjëherë, domethënë të ndryshosh vazhdimisht. Ngjashëm, edhe tregu kosovar është gjithashtu duke ndryshuar dhe duke u adaptuar ndaj trendeve të reja të telekomunimit dhe industrisë mobile, në përgjithësi.

Por natyrisht se tregu kosovar i ka karakteristikat e veta, dhe është unik dhe i ndryshëm në shumë komponenta. Për shembull sa i përket të hyrave, tregu kosovar është duke rënë në disa vitet e fundit, dhe trendi i njëjtë ka vazhduar edhe në vitin 2014. Faktori kryesor në këtë rënie janë të hyrat nga telefonia mobile e cila më së shumti sfidohet nga konkurrenca globale, përkatësisht aplikacionet mobile për komunikim pa pagesë, sikurse Skype, Viber, WhatsApp dhe shumë shërbime tjera të ngjashme. Në tregun mobil, numri i përdoruesve por me këtë edhe shkalla e penetrimit ka qenë në rritje deri në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 ka qenë një stagnim, nëse jo edhe një rënie e vogël.

Ndërkaq, pasqyra e tregut të shërbimeve fikse (internetit dhe televizionit kabllor digjital) është shumë më e ndryshme. Me rritjen e përdoruesve, të hyrat nga shërbimet e internetit brezëgjerë janë rritur për rreth 10 për qind. Në fund të vitit 2013 dhe 2014, ne kemi regjistruar rritje të numrit të përdoruesve për rreth 20 për qind, për të cilën besojmë se është rezultat i konsolidimit të tregut. Në pjesën fikse, përkatësisht shërbimet e telefonisë fikse, siç mund të vërehen, kanë një depërtim të ulët, dhe në rënie.

2. Sa dallon tregu kosovar i telekomunikimit, kur krahasohet me vendet e rajonit?

Tregu kosovar është shumë më i ndryshëm krahasuar me vendet tjera. Në Kosovë, ish operatori monopolist nuk ka arritur shkallë të lartë të penetrimit në telefoninë fikse, ndërsa në vend kemi dy operatorët kryesor të televizionit kabllor – IPKO dhe Kujtesa, të cilët aktualisht janë drejtuesit kryesor të zhvillimit të tregut të shërbimeve fikse.

PTK ka pothuajse statusin e monopolistit në telefoninë fikse, ndërsa në kombinim me shërbimet e internetit, edhe ky operator është duke konkurruar me ne. Infrastruktura fikse, të paktën nga perspektiva e IPKO-së është shumë e mirë dhe mbështet shpejtësi të larta të internetit. Shërbimet e ofruara në Kosovë janë shumë konkurruese.

Në segmentin e telefonisë mobile ne kemi dy operator legal: IPKO dhe Vala, dhe në këtë treg, ne kemi shumë sfida. Kjo, pasi që ne ende kemi operatorë ilegal që operojnë jo vetëm në pjesën veriore të vendit, por edhe në disa zona qëndrore të Kosovës. Kosova është ende pa kod shtetëror, gjë që na shkakton shumë probleme në komunikime ndërkombëtare. Kosova është vonuar shumë me implementimin e shërbimeve 3G, dhe ndërsa ne kemi qenë duke pritur për shërbimet 3G, na është dashur të bëjmë investime shtesë në teknologjinë 2G, që lehtësisht do të mund të bëheshin në gjeneratën 3G.

Operatorët e vendeve fqinje merrnin licenca për 4G, derisa ne, operatorët kosovar vetëm në fund të vitit 2013 e morrëm aprovimin për ofrimin e frekuencave të blera në vitin 2007 për shërbime 3G dhe 4G, dhe jo vetëm për shërbimet GSM. Prandaj, është shumë e vështirë për operatorët të përcjellin zhvillimet e përgjitshme të tregut, nëse gjithnjë duhet të pritet 10 vjet për implementimin e teknologjive të reja, siç ka ndodhur deri më tani.

Kësaj radhe, për të parën herë ishte më ndryshe me shërbimet 4G, pasi që ne patëm mundësinë të fillojmë me ofrimin e shërbimeve 4G, edhe pse kapacitetet sa i përket brezit frekuencor të cilat janë dhënë deri më tani nga ana e ARKEP, dhe në të cilat ne operojmë me 3G dhe 4G janë larg të qenit të mjaftueshme për ta përballuar kërkesën e përdoruesve tanë. Ne kemi nevojë për frekuenca shtesë – dhe që nga viti 2013 na është thënë se frekuenca shtesë do të na jepen neve si operatorë ekzistues të telefonisë mobile, për t’i përmbushur kërkesat.

Krahasuar me vendet tjera, Kosova ka penetrim më të vogël, mbase edhe si rezultat i vonesave për implementimin e teknologjive të reja. Megjithatë, popullsia e Kosovës është e re dhe përdoruesit janë shumë të interesuar t’i përdorin teknologjitë e reja. Zhvillimi i infrastrukturës së komunikimit dhe informacionit është shumë me rëndësi për vendin, sepse është baza e zhvillimit të përgjithshëm të një vendi, në të gjitha segmentet; si në atë individual por edhe të bizneseve, dhe në të gjithë sektorët nga industritë e ndryshme, çoftë në sektorin publik, atë të arsimit etj.

Ne shpresojmë që qeveria e re do ta kuptojë këtë rëndësi, dhe do ta përshpejtojë procesin e duhur për mbështetjen  e zhvillimit më të shpejtë të sektorit të telekomunikimit.

Kur flasim për tregun e komunikimeve elektronike, në disa segmente i njëjti është më pak konkurrues sesa në disa vende tjera, mirëpo në të njëjtën kohë ndoshta është edhe më kërkues, sepse i gjithë tregu kosovar pothuajse është me parapagim, dhe njerëzit nuk duan të zotohen për pako afatgjata me kontratë, prandaj ne duhet që për çdo muaj ti sjellim njerëzit në dyqanet tona, për të blerë mbushje mujore.[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13772″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]3. Me gjithë këta faktorë që ndikojnë, sa e vështirë është për IPKO-në të operojë në tregun kosovar të telekomunikacionit?

Kosova ëhstë një vend në zhvillim, dhe kjo nënkupton që edhe infrastruktura ligjore e vendit është në zhvillim e sipër, shembull; sistemi gjyqësor, politika dhe procedura të ndryshme, veçanërisht në institucionet publike.

Ne sfidohemi nga mungesa e legjislacionit të qëndrueshëm që shpeshëherë është i përkthyer nga vendet e tjera, dhe shumë herë ndodhë që nën-legjislacioni mungon. Efikasiteti i institucioneve, nga gjykatat e deri tek institucionet publike duhet të përmirësohet në masë të madhe. Proceset në disa nga institucionet janë shpeshëherë të paqarta dhe jo-mjaftueshëm transparente. Nganjëherë na ndodhë që ne të mos hyjmë në disa mundësi të biznesit, për shkak se nuk ndjehemi të sigurtë që proceset janë transparente dhe të menaxhuara në mënyrë  të drejtë.

Në treg ne ende kemi shumë biznese që operojnë ilegalisht, që nuk paguajnë taksa e as TVSH, dhe në mesin e tyre kemi edhe operator lokal të shërbimeve fikse.

Përveç këtyre çështjeve, në biznesin tonë edhe knoë-how (njohuritë praktike, ekspertiza dhe aftësitë specifike) janë një faktor sfidues, sepse nganjëherë kemi vështirësi në gjejmë njerëzit e duhur për disa pozita specifike në kompani, posaçërisht ato menaxheriale. Edukimi vazhdon të mbetet një sfidë e madhe për Kosovës, sepse ndodhë që të posa-diplomuarit që vijnë nga universiteti kanë mungesë të shkathtësive bazike.

Unë i listova disa nga problemet me të cilat ne përballemi, megjithatë dua të them se shumica nga këto probleme janë gjithashtu edhe në rajon, prandaj në tregun kosovar është vështirë të operohet, por ju duhet ta gjeni mënyrën tuaj për të qenë të suksesshëm.

4. Cilat janë përqindjet e pjesëmarrjes tuaj në treg, me të gjitha shërbimet që i ofroni?

Në dy vitet e fundit, pjesëmarrja jonë në tregun e telefonisë mobile IPKO është rritur ndjeshëm për nga numri i përdoruesve, ose nga 25 për qind në 36.4 për qind, siç ka raportuar ARKEP për tremujorin e tretë të vitit 2014.  Ndërsa gjatë viteve të fundit, në shërbimet e internetit brezëgjerë, pjesëmarrja jonë është pak a shumë stabile dhe sillet rreth 50 për qind të tregut, siç raporton ARKEP. Ngjashëm edhe në televizionin kabllor digjital ne kemi rreth 50 për qind të tregut, ndërsa në telefoninë fikse aktualisht ne kemi rreth 2.5 për qind të tregut.

5. Si ndodhë që IPKO të jetë operatori i vetëm që vazhdimisht rritet në tregun e telefonisë mobile?

Gjatë dy viteve të fundit, IPKO me të vërtetë ka kaluar nga 25 për qind të tregut të telefonisë mobile në më shumë se 36 për qind. Dhe për këtë rritje, ne nuk mund të themi që kanë qenë vetëm një ose dy faktorë që kanë ndikuar, sepse rrethanat kanë qenë shumë më komplekse. Përgjatë katër viteve të fundit, ne vazhdimisht i kemi përmirësuar shërbimet tona dhe jemi pozicionuar si kompania më e mirë dhe më inovative e teknologjisë.

Ne synojmë ta përmirësojmë imazhin e markës tonë në të gjitha segmentet, ta fuqizojmë vlerën tonë për segmente të ndryshme të konsumatorëve tanë. Qëllimi ynë më i madh është që përdoruesve tanë tu ofrojmë përvojën më të mirë, jo vetëm nga ana e shërbimeve dhe e çmimit, por edhe për nga trajtimi që ua bëjmë përmes kanaleve të ndryshme, çoftë nga qendra e kujdesit për konsumatorë, çoftë nga dyqanet tona, apo përmes partnerëve tanë – kjo është ajo që vlen më shumë për ne.

Ne jemi duke e zhvilluar IPKO-në që të dallohet për cilësi të shërbimeve por edhe përvojë konsumatorë, por njëkohësisht duke ofruar edhe vlerë për paratë që përdoruesit tanë i shpenzojnë me ne. Ne shohim se si segmente të ndryshme të konsumatorëve tanë kërkojnë shërbime të ndryshme, dhe qasje tjetër në treg, si nga ana e shitjes apo edhe ajo e marketingut – prandaj ne gjithnjë e më shumë jemi drejtuar tek segmentet e ndryshme të tregut, duke ofruar diçka të veçantë për secilin prej tyre. Dhe përfundimisht, fakti që ne ishim të parët që e kemi lansuar rrjetin 3G në treg na ka ndihmuar ti përmirësojmë shërbimet tona, dhe të marrim përdorues të rinj.[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”13775″ img_size=”full” alignment=”center”][/vc_column][/vc_row]6. A do ta rrezikojë rritjen tuaj në telefoninë mobile lansimi i rrjetit 3G nga konkurrenca?

Bazuar në premtimet publike që ata i kanë bërë, ne kemi pritur që lansimi i rrjetit 3G nga ana e tyre do të ndodhte edhe më herët, por kjo nuk është diçka me të cilën ne jemi marrë shumë. Në treg, konkurrenca sjell zhvillim dhe inovacion. Ndryshimet në situatat e tregut kërkojnë qasje të reja dhe pjesëmarrjet më të mëdha në treg gjithmonë sjellin sfida më të mëdha. Kur unë e kam marrë pozitën e drejtorit ekzekutiv në vitin 2011, objektivat tona ishin shumë sfiduese. Në atë kohë ne po humbnim konsumatorë, mirëpo transformimi i madh i IPKO-së filloi shumë shpejtë dhe ne jemi rritur në një operator që përfaqëson një konkurrent shumë serioz në treg. Si IPKO, ne kemi vizione të qarta – edhe përkundër objektivave të larta, ne besojmë se mund të vazhdojmë të rritemi edhe më shumë.

7. Cili ka qenë projekti kryesor i IPKO-së në vitin 2014, apo momentet më të rëndësishme të vitit në biznesin tuaj?

Rezultatet e biznesit të IPKO-së për vitin 2014 janë të qëndrueshme, dhe me rritje të rëndësishme të përdoruesve si në pjesën fikse po ashtu edhe në atë mobile. Ne presim që EBITDA të jetë e nivelit të ngjashëm me atë të vitit të kaluar, edhe përkundër rënies së madhe të të hyrave dhe profitit nga trafiku ndërkombëtar – që do të thotë se me rritjen e bazës së përdoruesve ne do të arrijmë që ti zbusim efektet negative nga trafiku ndërkombëtar në tregun vendor.

Ndërsa në pjesën e parë të vitit 2014, projekti ynë më i madh ishte zbatimi i shpejtë i rrjetit 3G, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ishte pilot projekti për 4G, e më pas edhe lansimi zyrtar i rrjetit 4G. Gjatë këtij viti ne kemi filluar edhe me zgjerimin e operimit tonë edhe në pjesët fikse. Ne jemi duke investuar në infrastrukturën fikse nëpër vendbanime të reja, kudo nëpër Kosovë, për të sjell internetin e shpejtë dhe televizionin digjital edhe nëpër fshatra.

8. Cilat janë pengesat kryesore për të bërit biznes në Kosovë?

Deri më tani unë i kam përmendur shumicën prej tyre, mirëpo mund të them se ndër pengesat kryesore janë legjislacioni dhe zbatimi i ligjit, transparenca në institucione dhe zbatimi më i shpejtë i ndryshimeve të duhura në disa sfera të rëndësishme për zhvillim.

9. Si njëri ndër investitorët më të mëdhenj të huaj direkt, si keni kontribuar ju për zhvillimin ekononik dhe çfarë trajtimi keni marrë nga qeveria, në krahasim me operatorin publik,?

Si një organizatë e orientuar drejt konsumatorit, strategjinë dhe angazhimet tona plotësisht i kemi të përqendruara tek përdoruesit tanë, dhe jo aq shumë kah qeveria. Megjithatë, qeveria është e rëndësishme në forcimin e parimeve të ekonomisë së tregut të lirë dhe në krijimin e mundësive të barabarta për suksesin e një biznesi – dhe unë besoj se në këtë drejtim qeveria ende ka punë për të bërë.

IPKO është një nga kompanitë më të suksesshme vendore, që ka arritur të sjellë kapital dhe investime ndërkombëtare në vend, në shuma që arrijnë më shumë se 250 milionë euro për më pak se 7 vjet. Ajo e ka zhvilluar infrastrukturën moderne të telekomunikacionit për të ofruar produktet dhe shërbimet më të mira edhe për konsumatorët individual dhe ata të biznesit; ka gjeneruar mijëra vende pune (duke përfshirë edhe bashkëpunim të ngushtë me kompanitë tjera vendore) dhe ka sjell përfitime të shumta për përdoruesit kosovar të shërbimeve të teknologjisë, për shumë vjet me radhë.

Prandaj, për të krijuar më shumë rrëfime suksesi të ngjashme me atë të kompanisë IPKO, qeveria duhet të krijojë shanse të barabarta për të gjitha bizneset në Kosovë, pa marrë parasysh nëse ato janë publike ose private, vendore apo ndërkombëtare.

10. A do ta ketë IPKO një pronar të ri, nëse Telekom Slovenije privatizohet?

IPKO është në pronësi të Telekom Slovenije. Telekomi slloven është duke u shitur në pako me IPKO-në, por në momentin që shitja të ndodhë, IPKO sërish do të jetë në pronësinë e Telekom Slovenije.

11. Meqë është fundi i vitit, cilat janë planet e IPKO-së për vitin 2015?

IPKO do të vazhdojë të jetë e fokusuar në konsumatorët e saj, në nevojat e tyre dhe marrëdhëniet tona me ta. Ne do të vazhdojmë t’i përmirësojmë proceset në kuadër të kompanisë, ndërsa konsumatorët dhe marrëdhënie tona me konsumatorët do t’i fusim në mes të procesit. Strategjia e IPKO’së është që vazhdimisht ta përmirësojë përvojën e konsumatorëve dhe të sjell përvojën më të mirë për konsumatorët e saj.

IPKO do të vazhdojë zgjerimin në zona të reja me rrjetin e saj, si në pjesën fikse edhe atë mobile. Ne do të përpiqemi të arrijmë tek sa më shumë njerëz me shërbimet tona, dhe të mbulojmë sa më shumë pjesë të territorit të Kosovës me shërbimet tona dhe infrastrukturën moderne. Ne besojmë se potenciali ynë për rritjen e biznesit është ende i lartë, dhe do të mundohemi që të mbesim operatori më i madh i telekomunikimit në Kosovë sa i përket rritjes në treg.

(Image courtesy of siol.net)

The post DREJTORI I IPKO-SË, ROBERT ERZIN, INTERVISTË PËR GAZETËN ZËRI appeared first on Ipko.

PËR FUNDVIT, IPKO OFRON 2015 MEGABAJT, PËR VETËM 2.15 EURO
Telefonia mobile IPKO sot ka njoftuar se për festat e fundvitit dhe fillimin e mbarë të vitit 2015, do të ofrojë një pako të re promocionale të internetit në mobil, e cila do tu mundësojë përdoruesve të saj ta përdorin internetin në mobil me çmimin më të favorshëm në treg.

Pakoja e re promocionale për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri 2015, të gjithë përdoruesve të internetit në mobil nga IPKO u ofron 2015 megabajt për vetëm 2.15 euro, ndërsa validiteti i pakos është 21 ditë. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur numrin *215#. Oferta vlen deri më 10 janar 2015.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë: “IPKO e kupton kërkesën në rritje të përdoruesve të saj për pako të reja të internetit në mobil,  të cilat ofrohen me çmimet më të favorshme në treg.  Për këtë, ne kemi krijuar një pako të re e cila i përmbush nevojat e përdoruesve tanë, sidomos gjatë festave të dhjetorit, kur nevoja për të komunikuar më shumë dhe për të qenë afër famijes dhe miqve është më e  madhe”.

Aktualisht, IPKO është operatori i vetëm mobil me rrjetin më të madh 3G, i cili shtrihet në të gjitha zonat urbane në Kosovë (duke përfshirë edhe dhjetëra fshatra, në pjesë të ndryshme të Kosovës), si dhe operatori i vetëm mobil që e ofron rrjetin më të shpejtë mobil në boë – atë 4G.

The post PËR FUNDVIT, IPKO OFRON 2015 MEGABAJT, PËR VETËM 2.15 EURO appeared first on Ipko.

IPKO E LËSHON RRJETIN 4G, PËR TË PARËN HERË NË KOSOVË
IPKO kalon në gjeneratën e re të internetit në mobil – 4G: Rrjeti më i shpejtë mobil tani do të jetë në në Prishtinë dhe aeroport

IPKO, operatori mobil me rritjen më të shpejtë në Kosovë, sot ka njoftuar se pas përfundimit të fazës së suksesshme testuese, do të kalojë në gjeneratën e re të rrjetit mobil 4G, i cili do të jetë në pjesët qendrore të Prishtinës dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” – për t’i dhënë përdoruesve të saj qasje ekskluzive në një nga rrjetet më të shpejta mobile në botë, që ofron shpejtësi të pakrahasueshme të internetit në mobil.

Për të mbështetur pozitën e saj dominuese si lidere e inovacionit në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, rrjeti mobil i IPKO-së ka evoluar nga rrjeti 2G në 4G në kombinim edhe me Wi-Fi Offload, në më pak se një vit, për t’ua mundësuar përdoruesve të saj kalimin në rrjete moderne dhe të shpejta të internetit mobil në mënyrë shumë të lehtë, fleksibile dhe pa u vënë re nga përdoruesi.

Robert Erzin, drejtori ekzekutiv i kompanisë IPKO ka thënë: ”Ne jemi me të vërtetë shumë krenar që jemi operatori i parë në Kosovë që ka ofruar shërbimet 3G dhe 4G, për të parën herë në Kosovë. Ndërsa përdorimi i internetit në mobil po rritet me ritëm tejet të shpejtë, shpejtësitë më të larta të internetit nënkuptojnë që baza e jonë e madhe e përdoruesve të internetit në mobil do të jetë në gjendje të shfletojë, shkarkojë të dhëna dhe të punojë në mënyrë më efikase “.

Si të kalohet në IPKO 4G? Për të kaluar në rrjetin 4G të IPKO, përdoruesit duhet të posedojnë telefona të mençur mobil që mbështesin rrjetin 4G dhe brezet frekuencore lokale, si dhe ta ndërrojnë vetëm SIM kartelën e tyre aktuale me SIM kartelën e re që mbështet rrjetin 4G të IPKO, pa e ndërruar numrin e tyre mobil. Numri i telefonit dhe pakoja e internetit në mobil mbetet e pandryshuar.

Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.

Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj). Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet.

The post IPKO E LËSHON RRJETIN 4G, PËR TË PARËN HERË NË KOSOVË appeared first on Ipko.

IPKO ËSHTË GATI PËR 4G!
IPKO fillon me internetin më të shpejtë mobil në botë – 4G, për të parën herë në Kosovë

Vetëm dy muaj pas paralajmërimit fillestar në publik, dhe më pak se 1 vit nga lansimi i rrjetit të vetëm 3G në Kosovë, IPKO ka njoftuar se është gati për lansimin e rrjetit më të shpejtë mobil në botë – 4G.

Prej nesër, IPKO do ti përzgjedh disa nga përdoruesit e saj të telefonisë mobile të cilët do ta kenë mundësinë e përjetimit dhe testimit direkt të shërbimit më të shpejtë të internetit në mobil deri më sot – atij 4G, nga telefonat e mençur mobil që e mbështesin këtë rrjet.

Fillimisht, rrjeti 4G nga IPKO do të ofrohet në zonat më të populluara të kryeqytetit dhe në aeroportin e Prishtinës.

Për përdoruesit e saj mobil që ende nuk janë pajisur me telefonat e rinj mobil që mbështesin rrjetin 4G, IPKO do të ofroj edhe modele të reja të telefonave të mençur nga prodhuesit kryesor në treg, përkatësisht markat Samsung, LG, HTC dhe Sony, të cilët do të mund të blihen me pakon Mega, për përvojën më të mirë të rrjetit 4G dhe telefonit të mençur mobil.

Çmimet e telefonave, të kombinuar me internetin në mobil përbëjnë ofertën më të mirë në treg: LG F70 (15.95 euro në muaj), HTC 510 (19.95 euro në muaj), Sony Xperia M2 (19.95 euro në muaj), dhe Samsung Galaxy Express 2 (22.95 euro në muaj).

Në çdo model të zgjedhur të telefonit, për një vit rresht përdoruesi për çdo muaj pranon edhe 3GB internet.

The post IPKO ËSHTË GATI PËR 4G! appeared first on Ipko.

IPKO SHËNON 15 VJETORIN E THEMELIMIT DHE PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR TM2 2014
Këtë vit, IPKO e shënon 15 vjetorin e themelimit të saj, dhe tranformimin e saj nga një ofrues i vogël shërbimeve të internetit, në kompaninë lidere të telekomunikimeve në Kosovë, e cila mban 50% të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital dhe rreth 36 për qind të tregut të telefonisë mobile në vend.

Në përvjetorin e saj, IPKO ka prezantuar edhe rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014. Për gjysmën e parë të vitit 2014, kompania ka raportuar të hyra prej 32.1 milionë euro, EBITDA – 12.1 milionë euro, EBIT 2.72 milionë euro, dhe investime kapitale për këtë periudhë që kanë arritur në 5.21 milionë euro. Investimet kapitale të kompanisë IPKO nga viti 2007 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti kanë arritur në 258.9 milionë euro.

Përkundër stagnimit të numrit të përdoruesve mobil (shkalla e penetrimit mobil ende nuk ka arritur në 100%), pjesëmarrja e telefonisë mobile IPKO në treg për TM2 2014 është rritur për 5.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, telefonia mobile IPKO mban 35.8% të tregut të telefonisë mobile në Kosovë.

“Rritja e ndjeshme e telefonisë mobile IPKO ka vazhduar edhe në 6 muajt e parë të këtij viti, dhe tani jemi afër arritjes tek 40% e tregut të telefonisë mobile IPKO, që shënon një rekord të ri të kompanisë tonë, ndërsa ne mbesim lider të pakontestueshëm të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital. IPKO do të vazhdojë të jetë kompania e parë në Kosovë e cila i sjell teknologjitë e fundit, si dhe lider i tregut për inovacion, shërbime cilësore dhe kujdes ndaj përdorueve të saj” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Në mesin e ofertave të shumta për 6 muajt e parë të vitit, të cilat kanë përmbushur kërkesat e shumta të segmeneteve të ndryshme konsumatore kanë qenë plani i ri tarifor “Jetë o jetë” që u ka mundësuar përdoruesve thirrjet drejt gjithë operatorëve kosovarë për 5 cent në minutë, pakot atraktive me 3G, interneti mobil roaming edhe në Shqipëri, ofertat për blerjen e modeleve të reja të iPhone 5s, partneritetet e shumta strategjike, programi Pika dhe komuniteti i të rinjëve Hej!.

Në konferencën për media, IPKO i ka prezantuar edhe disa nga projektet e realizuara filantropisë, përkatësisht mbështetjen e kërkesave të 20 shkollave fillore publike në fshatrat dhe komunat e ndryshme të Kosovës.

The post IPKO SHËNON 15 VJETORIN E THEMELIMIT DHE PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR TM2 2014 appeared first on Ipko.

IPKO MBËSHTET PROJEKTET E 20 SHKOLLAVE PUBLIKE NË FSHATRA
Sot, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, IPKO e ka lansuar projektin e saj të përgjegjësisë sociale për mbështetjen e kërkesave të 20 shkollave fillore publike në fshatrat dhe komunat e ndryshme të Kosovës.

Për çdo shkollë të përzgjedhur, mësuesit, nxënësit, dhe drejtuesit e shkollës e zgjedhin projektin më të rëndësishëm për shkollën e tyre, ndërsa IPKO e realizon atë. Vlera e një kërkese nuk e tejkalon shumën prej 1000 euro.

Kërkesat e shkollave të cilat IPKO i realizon, përfshijnë projektet për për art, shkencë, libra, gara mes nxënësish, blerje të pajisjeve elektronike për përmirësimin e mësimdhënies (laptopë, projektorë, mikroskop), projektet për përmirësimin e kopshtit të shkollës, përmirësimi e kushteve në klasa (ngjyrosja e klasës, blerja e perdeve, tepihëve, rregullimin e ambienteve të shkollës, etj).

Deri më tani, në bashkëpunim me shkollat dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, IPKO i ka realizuar projektet e shkollave në vijim:

Blerjen e lodrave të kopshtit – shkolla “Hasan Prishtina” fshati Busavatë, Kamenicë

Rregullimin e kopshtin të shkollës “Shkëndija”, fshati Hajvali, Prishtinë

Ndërtimin e fushës së sportit në shkollën “Ramiz Cërrnica”, fshati Gumnishtë, Gjilan

Renovimin e klasave në shkollën “Jahë Salihu”, fshati Molliq, Gjakovë

Pajisjen e bibliotekës së shkollës me libra dhe enciklopedi –  shkolla “Dëshmorët e Kombit”, fshati Vraniq, Suharekë

Deri në fund të vitit 2014, IPKO do t’i realizojë edhe 15 projekte të shkollave të përzgjedhura në komunën e Suharekës, Gjakovës, Gjilanit dhe Prishtinës.

“Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është mbështetja e fëmijëve në zona rurale dhe zona më pak të zhvilluara, për ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët që ndjekin arsimin e detyruar, stimulimin e të menduarit krijues mes fëmijëve, dhe zhvillimin e njohurive themelore rreth shkencës dhe shoqërisë, në mënyrë që ata të mos shqetësohen për nevojat themelore për shkollim, edukim të papenguar nga varfëria”  ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

IPKO është e përkushtuar që iniciativën e saj për mbështetjen e shkollave në zona rurale ta vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, për të ndikuar pozitivisht në përmirësimin e arsimit të obliguar dhe uljen e shkallës së analfabetizmit. Këtë vit, IPKO do t’i investojë 20.000 euro për mbështetjen e projekteve në shkollat e fshatrave.

The post IPKO MBËSHTET PROJEKTET E 20 SHKOLLAVE PUBLIKE NË FSHATRA appeared first on Ipko.

IPKO PARTNER ZYRTAR I APPLE
IPKO sot ka njoftuar se do të ofrojë iPhone 5S, telefonin e mençur më vizionar për përdoruesit e saj, duke filluar prej 16 maj 2014. Për më shumë informata për iPhone, vizitoni faqen zyrtare të kompanisë IPKO apo www.apple.com/iphone.

“Partneriteti me Apple shënon një moment të rëndësishëm historik për IPKO, sepse kompania me pajisjet më revolucionare në botë tani do të vijë në rrjetin më të mirë mobil në Kosovë, i cili gjithashtu ka bërë revolucion në tregun vendor mobil, me produktet, shërbimet dhe internetin më të shpejtë mobil” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

The post IPKO PARTNER ZYRTAR I APPLE appeared first on Ipko.

IPKO DHE FONDACIONI WIKIMEDIA MUNDËSOJNË QASJE PA PAGESË NË NJOHURITË GLOBALE PËRMES OFRIMIT TË WIKIPEDIA ZERO
IPKO dhe organizata bamirëse me bazë në Kaliforni, Fondacioni Wikimedia e cila e drejton faqen Wikipedia, kanë arritur marrëveshje për lansimin e Wikipedia Zero për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, të cilëve do tu mundësohet qasje pa pagesë në enciklopedinë më të madhe online në botë, Wikipedia.

Pas lansimit zyrtar të iniciativës, qasja në Wikipedia Zero do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO dhe në dispozicion në çdo kohë, nga çdo cep i Kosovës – pasi që rrjeti mobil i kompanisë ofron mbulueshmëri të plotë dhe të qëndrueshme në të gjithë vendin, dhe nga çdo shfletues i uebit mobil.

Në përputhje me qëllimin kryesor të programit, ambicia e kompanisë IPKO është që të ndihmojë në uljen e gjitha pengesave të mundshme për qasje në edukimin pa pagesë, dhe në ndërkohë t’i ndihmojë Kosovës të prevalojë me përpjekjet e saj për integrim në hapësirën botërore digjitale.

“Si lider i inovacionit në Kosovë, IPKO gjithnjë do të synojë që të jetë operatori i parë mobil i cili i sjell mundësitë dhe teknologjitë më të mira për qytetarët e Kosovës. Prandaj, qasja pa pagesë në Wikipedia do të jetë një mjet fuqizues për popullsinë e re dhe të mirë-informuar për teknologji” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Wikipedia Zero vjen në Kosovë edhe si rezultat i iniciativës së Fondacionit IPKO, i cili për të dytin vit me radhë organizon Wiki Academy, ngjarjen e cila e promovon krijimin e përmbajtjes për Kosovën në Wikipedia.

“Wikipedia Zero do tu jap kosovarëve qasje pa pagesë në informata dhe edukim, çoftë në shkolla apo kudo tjetër që ata mund të jenë. Gjithashtu, iniciativa do tu ofrojë kosovarëve mundësi për të kontribuar me njohuritë dhe eksperitzën e tyre në përmbajtjen e re për Kosovën, e cila do të paraqitet në njërën nga TOP 5 faqet globale. Ky hap i rëndësishëm nga IPKO është një shpërblim i jashtëzakonshëm për të gjithë kontribuesit e Wiki Academy II dhe kosovarëve të cilët kontribuojnë në Wikipedia” ka thënë Teresa Crawford, Presidente e Bordit të Drejtorëve në Fondacionin IPKO.

Enciklopedia shumë-gjuhëshe online është njëra ndër faqet më të mëdha në botë për referenca në internet, dhe renditet si njëra nga pasuritë më të mëdha të internetit në mbarë botën. Përveç Wikipedia Zero, IPKO gjithashtu ofron qasje mobile dhe pa pagesë edhe në Facebook Zero dhe pranimin e Twitter SMS.

Përveç rritjes së bazës së përdoruesve prej 30 për qind, arritja kryesore e vitit 2013 në telefoninë mobile ka qenë edhe lansimi zyrtar i 3G-së dhe shtrirja dhe zgjerimi i shpejtë i rrjetit, i cili deri në fund të vitit 2014 do të mbulojë më shumë se 53 për qind të territorit dhe 80 për qind të popullsisë, duke mundësuar një përvojë unike dhe internet pakrahasueshëm më të shpejtë shpejtë mobil në Kosovë.

The post IPKO DHE FONDACIONI WIKIMEDIA MUNDËSOJNË QASJE PA PAGESË NË NJOHURITË GLOBALE PËRMES OFRIMIT TË WIKIPEDIA ZERO appeared first on Ipko.

IPKO, OFRUESI I VETËM I KANALEVE TË DIGITALB, EDHE PËR 5 VITET E ARDHSHME
Kompania IPKO sot ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi me partnerin e saj strategjik – ofruesin kryesor të përmbajtjes së televizionit kabllor dixhital – platformën DIGITALB.

Me marrëveshjen e re, IPKO do të vazhdojë të jetë ofruesi i vetëm dhe ekskluziv i përmbajtjes më të pasur të televizionit kabllor dixhital në Kosovë, përkatësisht kanaleve të shumta dhe ekskluzive të DIGITALB dhe SuperSport edhe për 5 vitet e ardhshme.

“Edhe për shumë vite të tjera, konsumatorët e IPKO-së do të vazhdojnë ta kenë ofertën më të mirë të televizionit kabllor dixhital në shtëpitë e tyre, e cila është e pakrahasueshme në përmbajtje, cilësi dhe inovacion”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO-së, Robert ERZIN.

Administratori i Përgjithshëm i DIGITALB, Alban JAHO, shprehet: “Jemi të lumtur të konfimojmë rinovimin e bashkëpunimin tonë me shoqërinë IPKO në KOSOVE. Ashtu sikurse 5 vite me parë, edhe ky bashkëpunim i ri vjen në një vit shumë të rëndesishëm për DIGITALB, në 10 vjetorin e krijimit të tij. DIGITALB prej 5 vitesh ka gjetur tek IPKO një partner të suksesshëm, të denjë dhe serioz. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi, sot programet më të mira dhe të realizuara shqiptare, por edhe ato të huaja janë prezent në të dy platformat tona, në Shqipëri e Kosovë, duke na bërë lider në tregun mediatik. Dëshira dhe impenjimi i dy shoqërive tona kanë bashkuar Shqipërinë dhe Kosovën në një sinjal të vetëm, me qellimin për më shumë arritje në teknologji, zhvillim, kulturë, dije, sport dhe çdo fushë tjetër, për të qenë kështu zëri dhe aspirata e realizuar e të gjithë shqiptarëve”.

“Përveç ofrimit të programeve më të mira informative, argëtuese, filmave, për fëmijë, sportit e muzikës, bashkëpunimi i suksesshëm mes IPKO dhe DIGITALB ka ndikuar edhe në pasurimin e mëtejshëm të kulturës e shoqërisë shqiptare, si dhe në forcimin e lidhjeve mes njerëzve, në të dyja vendet”.

Bashkëpunimi mes IPKO dhe DIGITALB vazhdimisht ka sjell teknologjitë dhe inovacionet e fundit në tregun kosovar, duke përfshirë produktet dhe karakteristikat e reja si kanalet HD, opsionin Pay per View, TVim – televizionin personal për telefona (smart) dhe tablet, të cilin ata mund ta kenë gjithnjë me vete, përmes internetit në mobil në 3G, si dhe merrësin SmartBox – me karakteristikat innovative si; TimeShift, Personal Video Recorder, Video On-Demand, TV Guide, Kontrollin Prindëror, dhe shumë opsione të reja të cilat ofrohen për të parën herë në tregun e televizionit kabllor dixhital në Kosovë.

Përveç ekskluziviteteve të shumta në filma, dokumentarë, muzikë dhe sport, (UEFA Liga e Kampioneve – Champions League, Kampionati Anglez – English Premier League, prodhime në shqip si “O sa mire”) dhe shumë ngjarje të tjera, pashmangshmërisht, IPKO do të jetë ofruesi i vetëm i Kampionatit Botëror në Futboll “FIFA World Cup Brazil 2014”, të cilin do ta ofrojë në formatin me rezolucion te larte – High Definition-, përmes kanaleve të SuperSport Kosova, në komentin, figurën dhe zërin më cilësor.

IPKO është platforma e vetme e televizionit kabllor dixhital në Kosovë e cila ofron mbi 130 kanale televizive, 19 prej të cilave janë në formatin High Definition, dhe vijnë si kombinim i kanaleve më të mira televizive që ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DIGITALB dhe SuperSport, me kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

The post IPKO, OFRUESI I VETËM I KANALEVE TË DIGITALB, EDHE PËR 5 VITET E ARDHSHME appeared first on Ipko.

IPKO PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR 2013
Gjatë vitit 2013, IPKO ka shënuar rritje rekorde në telefoninë mobile, ndërsa e ka mbajtur pozitën e saj udhëheqëse në internet dhe televizion digjital

IPKO sot i ka prezantuar rezultatet e saj financiare për vitin fiskal 2013. Kompania ka njoftuar se pjesëmarrja e saj në tregun e telefonisë mobile ka shënuar rritje rekorde nga 26 për qind në 34 për qind, ndërsa rritja e pjesëmarrjes së tregut në internet dhe televizion digjital ka qenë e vërejtshme, pasi që është ruajtur pozita udhëheqëse në treg me 51 për qind pjesëmarrje në internet, dhe 52 për qind pjesëmarrje e përllogaritur në tregun e televizionit kabllor digjital.

Deri në fund të vitit 2013, IPKO ka gjeneruar 69.1 milionë euro në të ardhura, 42.6 milionë euro në shpenzime, EBITDA prej 26.5 milionë euro, EBIT prej 8.6 milionë euro, ndërsa investimet kapitale të kompanisë IPKO kanë arritur në 13 milionë euro.

Shuma e përgjithshme e investimeve kapitale të cilat IPKO i ka realizuar në ekonominë e Kosovës që nga vitit 2007, ka arritur në 253 milionë euro gjithsejt. Deri më sot, IPKO mbetet investimi më i madh i huaj direkt në Kosovë.

“Në vitin 2013, IPKO ka pasur një performancë të fortë në të gjitha segmentet e biznesit të saj, duke përfshirë rritjen e konsiderueshme në telefoninë mobile. Prandaj, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për rezultatet e vitit të kaluar”, ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO. “Ne do të vazhdojmë të investojmë në produkte dhe teknologji të reja, për ta avancuar edhe më tej pozitën  tonë udhëheqëse në inovacion, kënaqësi konsumatore dhe lojalitetin e përdoruesve tanë “.

Përveç rritjes së bazës së përdoruesve prej 30 për qind, arritja kryesore e vitit 2013 në telefoninë mobile ka qenë edhe lansimi zyrtar i 3G-së dhe shtrirja dhe zgjerimi i shpejtë i rrjetit, i cili deri në fund të vitit 2014 do të mbulojë më shumë se 54 për qind të territorit dhe 80 për qind të popullsisë, duke mundësuar një përvojë unike dhe internet pakrahasueshëm më të shpejtë shpejtë mobil në Kosovë.

Arritjet tjera të rëndësishme të vitit të kaluar gjithashtu përfshijnë edhe lansimin e tarifave të reja me minuta kombëtare, pritja e përdoruesve të rinj me 1000 minuta, SMS apo megabajt, lansimi i tarifës “Fol me ton” – tarifës më të volitshme për thirrje brenda rrethit të përdoruesve dhe thirrjeve drejt çdo operatori mobil, e cila ka mundësuar që thirrjet në rreth gjatë muajve të verës të jenë me 0 cent në minutë ndërsa në fund të vitit për 2 cent në minutë, si dhe lansimi i pakove postpaid Mujore të cilat përfshijnë minuta kombëtare, apo lansimi i Hej Mini – versionit të dedikuar për të rinjtë, etj.

Gjatë 2013-tës, IPKO ka prezantuar TVim – televizionin personal për përdoruesit në lëvizje, ndërsa kompania ka zgjeruar programin e saj “IPKO Pika” edhe për konsumatorët besnik të shërbimeve fikse, e ka pasuruar përmbajtjen e televizionit me kanale të reja dhe të drejta për transmetimin ekskluziv të futbollit, si dhe ka ofruar zbritje të rëndësishme prej 15 për qind në fund të vitit 2013.

Vitin e kaluar, për të dytën herë, IPKO e ka fituar çmimin FIDES – mirënjohjen e respektuar për kontributin më të mirë filantropik në nivel nacional, ndërsa kompania është emëruar edhe si performuesi më i mirë i vitit brenda grupit të Telekom Slovenije.

The post IPKO PREZANTON REZULTATET FINANCIARE PËR 2013 appeared first on Ipko.