2016 Archives - Ipko

Robert Erzin, zgjidhet kryetar i bordit të Këshillit të Investitorëve Evropian
Këshilli i Investitorëve të Evropës (EIC) zgjodhi Bordin e ri të Drejtorëve në mbledhjen e tretë të asamblesë së përgjithshme të mbajtur dje në Prishtinë. Bordi i ri nëntë anëtarësh do të kryesohet nga Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i IPKO-s, për dy vitet e ardhshme. Zëvendëskryetar do të jetë Ilir Aliu, drejtor ekzekutiv i ProCredit Bank, Albert Lumezi, drejtor ekzekutiv i NLB Banka, do të jetë në krye të Thesarit, ndërsa Paul Garins, drejtor ekzekutiv i Jetoil, është sekretari i ri i përgjithshëm.

Kuvendi gjithashtu rizgjodhi Nataliya Apostolovan, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe Elena Petrovska, Shefja e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, si anëtarë nderi të Bordit.

Këshilli i Investitorëve Evropian aktualisht përbëhet nga 22 investitorë evropian, duke u ofruar punësim direkt më shume se 5000 personave dhe 3000 personave të tjerë indirekt. Qarkullimi aktual i anëtarëve të EIC është 500 milionë euro, me investime në Kosovë të cilat deri më tani arrijnë shumën e 1 miliard eurove.

Duke folur në këtë rast, Apostolova falënderoi ish-kryetarin dhe Bordin e Drejtorëve për punën e tyre dhe kontributin për Agjendën për Reforma Evropiane, e cila u lansua javën e kaluar nga Komisioneri Hahn dhe kryeministri Mustafa.

“Bizneset në Kosovë përballen me mungesë të sundimit të ligjit, ekonomi joformale, mosfunksionim të gjyqësorit, vendime ad-hoc të qeverisë, mungesë të furnizimit me energji dhe me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar. Në të njëjtën kohë, mungesa e perspektivave ekonomike shkakton paqëndrueshmëri politike, migrim, radikalizëm dhe ndarje etnike. Ideja e themelimit të EIC ishte krijimi i një organi advokimi i cili do të hynte në dialog konstruktiv me qeverinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të cilat pengojnë investimet e BE-së në Kosovë, duke çuar në krijimin e më shumë vendeve të punës për njerëzit e Kosovës”, theksoi Apostolova.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka shprehur mbështetjen e plotë për punën e Këshillit Evropian të Investitorëve dhe për bashkëpunimin në të ardhmen, veçanërisht për punën e bërë në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.

“Përmes grupeve punuese të krijuara në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, qeveria së shpejti do të nisë një proces të ri të reformave ekonomike të hapura për të gjitha bizneset, duke përfshirë EIC, puna e të cilit në Kosovë është vlerësuar në masë të madhe”, tha ministrja Bajrami.

Kryetari i sapozgjedhur i Bordit të EIC, Rober Erzin, u shpreh se është mirënjohës dhe i nderuar për marrjen e pozitës së re.

“Shpresoj se ne do të forcojmë Këshillin e Investitorëve Evropian si partner aktiv dhe të besueshëm i cili dijë si t’i qaset problemeve por po ashtu të ofrojë zgjidhje për një mjedis të përmirësuar të biznesit në Kosovë”.

Pjesëmarrësit po ashtu u përshëndetën nga Petrovska dhe kryetari i parë i Bordit, Emmanuel Mitsou. Asambleja e EIC falënderoi Mitsou për avancimin e dukshëm të marrëdhënieve mes partnerëve të Kosovës dhe BE-së.

Këshilli i Investitorëve të Evropës (EIC) është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2014. EIC u krijua për t’i dhënë zë investitorëve evropian me qëllim të zhdukjes së mangësive sistematike të mjedisit të biznesit dhe rritjes së investimeve të huaja direkte.

Kjo nga ana tjetër do të realizonte potencialin e Kosovës duke krijuar konkurrencë dhe kapacitet për qytetarët dhe bizneset dhe duke krijuar më shumë vende pune për Kosovën.

The post Robert Erzin, zgjidhet kryetar i bordit të Këshillit të Investitorëve Evropian appeared first on Ipko.

IPKO me pakon e re që ofron internet në mobil pa limit në Kosovë, 5GB internet për rajon dhe 200 MB për Evropë dhe SHBA
IPKO me pakon e re që ofron internet në mobil pa limit në Kosovë, 5GB internet për rajon dhe 200 MB për Evropë dhe SHBA

Të bërit biznes po ndryshon edhe në Kosovë, ndërkaq IPKO po i përshtatet trendeve të reja të biznesit me pako kushtuar përdoruesve që duan komunikim absolut

Përveç shumë benefiteve tjera, pakoja e re ofron internet në mobil me gigabajt pa limit për Kosovë, 5GB për shtetet e rajonit dhe 200 megabajt për shfletim në gjithë Evropën dhe SHBA

Prishtinë, 9 nëntor 2016 – Në vitet e fundit, të bërit biznes në Kosovë është modernizuar sipas trendeve të fundit botërore, dhe në tregun tonë ka edhe afaristë por edhe biznese të shumta që bëjnë biznes kryesisht online për të cilët telefoni mobil është mjeti kyç që mjafton për të kryer punë në katër anët e botës.

Mujore Smart u kushtohet gjithë përdoruesve të telefonisë mobile IPKO të cilët e përdorin telefonin e tyre të mençur mobil për komunikim të pandërprerë nga dhjetëra shtete të cilat ata i vizitojnë vazhdimisht, apo për rritje dhe zhvillim të biznesit të tyre duke komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tyre nga rajoni, Evropa apo SHBA-ja.

“IPKO i kupton konsumatorët e saj dhe kërkesat e tyre në rritje për liri të plotë mobile – posaçërisht apetitin e tyre të jashtëzakonshëm për konsum sa më të madh të internetit në mobil, brenda dhe jashtë vendit. Ne i kuptojmë nevojat e reja të tregut dhe tani ne po i plotësojmë ato me pakot e reja të mençura të cilat ua mundësojnë përdoruesve tanë të flasin, shkruajnë dhe shfletojnë internetin në mobil tejet lirshëm, pavarësisht nëse ata janë në Kosovë, në rajon, Evropë apo SHBA. Kjo nuk është thjeshtë një pako e re – është përmbushje e vizionit tonë për tu mundësuar gjithë kosovarëve vegla të reja të cilat i fuqizojnë përpjekjet e tyre të vazhdueshme për tu rritur dhe zhvilluar suksesshëm, në nivel lokal por edhe ndërkombëtar” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Karakteristikat e jashtëzakonshme të Mujore Smart:

Për një muaj të vetëm Mujore Smart ofron pa limit minuta brenda rrjetit të IPKO-së, 2000 minuta drejt çdo operatori mobil në Kosovë, SMS pa limit me të gjithë operatorët, internet në mobil pa limit për ta përdorur në Kosovë, 5GB internet në mobil i cili mund ta shfrytëzohet në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Turqi, si dhe 200MB internet për ta shfrytëzuar në vendet e Bashkimit Europian apo SHBA.

Pakoja që i plotëson të gjitha nevojat dhe dëshirat e përdoruesve të telefonisë mobile IPKO kushton 99 euro në muaj dhe e njëjta ua mundëson gjithë përdoruesve të jenë gjithnjë mobil, vazhdimisht të lidhur dhe të kenë vlerën më të mirë të mundshme për paratë e shpenzuara.

IPKO është telefonia e parë mobile në Kosovë për nga numri i përdoruesve të internetit në mobil, mbulueshmërisë me teknologjitë 3G dhe 4G, si dhe rrjeti më i shtrirë mobil në Kosovë.

Për më shumë detaje për Mujore Smart, klikoni: https://www.ipko.com/offers/ipko-mujore/

The post IPKO me pakon e re që ofron internet në mobil pa limit në Kosovë, 5GB internet për rajon dhe 200 MB për Evropë dhe SHBA appeared first on Ipko.

IPKO SHPËRBLEN PËRDORUESIT E SAJ ME TELEFONA TË MENÇUR DHE MACBOOK AIR
Përdoruesit e telefonisë mobile që aktivizojnë pakot e internetit në mobil automatikisht hyjnë në garë për të fituar njërin nga 24 telefonat e mençur dhe një MacBook Air

Prishtinë, 6 tetor 2016 – Përdoruesit e internetit në mobil të IPKO-së kanë rastin të shpërblehen vetëm duke i përdorur pakot e tyre të preferuara. Për tetë javë rresht, IPKO do t’i shpërblejë përdoruesit e telefonisë mobile me nga 3 telefona të mençur në javë si dhe çmimin kryesor laptopin e famshëm të Apple, MacBook Air.

Çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO me parapagim (rezidencial dhe ata të bizneseve) që aktivizon ndonjërën nga pakot e internetit në mobil bëhet pjesë e lojës shpërblyese, e cila i shpërblen me modelet e ndryshme të telefonave të mençur nga Apple, Samsung, HTC, Sony, LG, Lenovo, apo çmimin kryesor – laptopin MacBook Air.

Sa më shpesh që aktivizohen pako aq më të mëdha janë gjasat për t’u bërë fitues. Për aktivizimin e pakove duhet thirrur *900*900#.

Pakot janë të mbushura me shumë njësi të megabajtëve dhe ofrohen për çmime të volitshme.

Fituesit zgjedhen në mënyrë të rëndomtë me softuer dhe shpallja e tyre bëhet në baza javore (çdo të martë të javës) në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook.

Fituesit do të përzgjedhen për tetë javë rresht. Çdo javë IPKO shpërblen përdoruesit javor të pakove të internetit në mobil me nga 3 telefona të mençur, ndërsa çmimi kryesor – MacBook Air do të jepet më 29 nëntor. Loja shpërblyese është e hapur deri më 27 nëntor.

Për listën e detajuar të shpërblimeve dhe ndarjen e tyre në tetë javë, vizitoni www.ipko.biz/lojashperblyese

The post IPKO SHPËRBLEN PËRDORUESIT E SAJ ME TELEFONA TË MENÇUR DHE MACBOOK AIR appeared first on Ipko.

IPKO me dyqan të ri dhe modern në qendër të Vushtrrisë
IPKO me dyqan të ri dhe modern në qendër të Vushtrrisë

IPKO zhvendoset në qendër të qytetit të Vushtrrisë, për të qenë sa më afër konsumatorëve të saj

Në qendër të qytetit të Vushtrrisë, IPKO po e përmbush synimin e saj për shërbim modern dhe qasje të lehtë për gjithë konsumatorët e saj duke e zhvendosur dyqanin në qendër të qytetit.

Dyqani i ri modern i cili gjendet në qendër të Vushtrrisë, në rrugën Hasan Prishtina, nr. 194, është shumë afër zonës më të frekuentuar të qytetit dhe ofron shërbimet dhe produktet e shumta të IPKO-së dhe standardin e ri të blerjes së produkteve që ofron kompania më inovative e telekomunikimit në Kosovë.

“IPKO synon të jetë modeli më i mirë i biznesit në secilin komunitet lokal, prandaj ne tani jemi zhvendosur në zonën qëndrore të qytetit, për të shërbyer sa më shumë prej përdoruesve të shërbimeve tona në Vushtrri” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Në lokacionin e ri, IPKO do të ofrojë përvojë të re dhe unike për të gjitha produktet dhe shërbimet e saj, kujdesin për konsumatorë si dhe pajisjet e fundit mobile nga kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Apple, Samsung, Sony, LG dhe shumë marka të tjera të njohura botërore, për qytetarët e Vushtrrisë.

Ky dyqan tash e tutje do të jetë pika qendrore në të cilën banorët e qytetit do të informohen dhe t’i blejnë produktet dhe shërbimet e tyre të preferuara të IPKO-së, përfshirë këtu produktet e shumta të telefonisë mobile, pakot më të reja të televizionit kabllor digjital, internetit si dhe shume modele të reja të telefonave të mençur.

Orari i punës në këtë dyqan është nga e hëna deri të shtunën, prej orës 8:00 deri në orën 19:00.

The post IPKO me dyqan të ri dhe modern në qendër të Vushtrrisë appeared first on Ipko.

IPKO ofron 2GB internet falas të gjithë ata që kalojnë në 4G
IPKO ofron 2GB internet falas të gjithë ata që kalojnë në 4G

Rrjeti më i shpejtë dhe më i shtrirë 4G në Kosovë shpërblen përdoruesit me 2GB internet në mobil falas

Edhe ndërrimi i SIM kartelës ekzistuese me atë 4G ofrohet tërësisht falas

Prishtinë, 26 Shtator 2016 – IPKO po ua mundëson gjithë kosovarëve të kenë qasjen në internetin më të shpejtë mobil në Kosovë. Madje, IPKO do t’i shpërblejë me 2GB internet të gjithë përdoruesit e saj që kalojnë në 4G.

E tëra që përdoruesit duhet të bëjnë është ta ndërrojnë kartelën ekzistuese me atë 4G. Ndërrimi i kartelës bëhet lehtësisht dhe është plotësisht falas dhe për më shumë vjen me dhuratën prej 2GB internet 4G. Interneti i dhënë falas mund të përdoret për dy javë rresht.

Pas shpenzimit të gigabajtëve falas, ju mund të aktivizoni njërën nga pakot që IPKO ka dizajnuar enkas për përdoruesit e saj me çmime tejet të volitshme. Për shembull, pakon me 1GB internet mund ta merrni për vetëm 1.5 euro.

“Duke e kuptuar rëndësinë e internetit në mobil dhe shpejtësisë së tij për konsumatorët tanë  në ditët e sotme, ne kemi vendosur t’i mirëpresim të gjithë përdoruesit në 4G me 2GB internet falas. Ne kemi investuar shumë në teknologjitë 3G dhe 4G që t’ua mundësojmë konsumatorëve tanë t’i përdorin të gjitha karakteristikat që i ofrojnë telefonat e tyre të mençur, me shpejtësitë më të mira të mundshme të internetit” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhenieve me publikun në IPKO.

Që nga lansimi i rrjetit 4G, IPKO ka pasur performancën dhe shpejtësinë më të mirë të këtij rrjeti. Të shumta kanë qenë rastet kur përdoruesit kanë raportuar shpejtësi deri në 150Mbps për sekond, shpejtësi kjo që është e krahasueshme me teknologjitë më të fuqishme që ofrohen në vendet e BE-së.

Për ta përdorur rrjetin 4G, konsumatori duhet të jetë i pajisur me telefon që përkrahë rrjetin 4G i cili siguron shpejtësi shumëfish më të madhe të internetit sesa gjeneratat tjera të internetit në mobil. Po ashtu, telefonat që përkrahin rrjetin 4G mundësojnë importimin e kontakteve në telefon në mënyrë të thjeshtë, që konsumatori të mos e humbë asnjë kontakt të vetëm.

Çdo përdorues i rrjetit 4G nga IPKO mund ta kontrollojë nëse e ka SIM kartelën aktuale 4G duke thirrur kodin *583#.

Operatori më i madh në Kosovë në ofrimin e internetit në mobil IPKO, që mban mëse 60% të tregut në këtë segment, ka zgjeruar shpërndarjen e rrjetit në të gjitha qytetet e vendit duke mbuluar rreth 82% të popullatës apo rreth 60% të territorit të Kosovës.

IPKO është operatori i parë me 3G dhe 4G, si dhe operatori më i madh mobil në Kosovë që shërben mbi një milion kosovarë në baza mujore me shërbime mobile dhe fikse.

The post IPKO ofron 2GB internet falas të gjithë ata që kalojnë në 4G appeared first on Ipko.

IPKO vazhdon të shpërndajë pako të internetit në mobil, falas
Në sheshet dhe kafeteritë më të frekuentuara të shtatë qyteteve më të mëdha të Kosovës, IPKO ka filluar shpërndarjen e pakove të internetit në mobil, falas.

Pakot e internetit përmbajnë 500MB dhe shpërndahen përmes balonave.

IPKO ka vendosur të shpërndajë përsëri pako të internetit në mobil, falas, për përdoruesit e saj. E tëra që kërkohet për të marrë falas pako të internetit, është të keni numër të IPKO-së.

Për të qëndruar më afër përdoruesve të saj, IPKO ka organizuar aktivitete në shtatë qytetet më të mëdha të Kosovës për të shpërndarë falas, pako të internetit në mobil.

Ky aktivitet është nisur dje në Prishtinë, ku janë shpërndarë një numër i madh i pakove në sheshin Nëna Terezë, tek monumenti NewBorn dhe rrugën Fehmi Agani/“kafet e vogla”, për të vazhduar edhe në Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe në Prizren.

Shpërndarja falas e pakove të internetit po bëhet përmes balonave në të cilat është i vendosur një kod, i cili përmban 500MB. Për ta aktivizuar pakon prej 500MB, duhet të aktivizohet kodi që gjendet në ballonë.

IPKO është ofruesi i parë në Kosovë i rrjetit më të shpejtë 3&4G. Sinjali 4G i IPKO-së në Kosovë mbulon mbi 80 për qind të popullatës.

The post IPKO vazhdon të shpërndajë pako të internetit në mobil, falas appeared first on Ipko.