Njoftim për fansat e faqeve zyrtare të IPKO-s dhe hej! në Facebook

Faqja zyrtare e IPKO-s (IPKO Rrethi yt) dhe e hej! (hej! Pse po pret) janë thyer nga persona të pandërgjegjshëm. Për momentin ekipi i rrjeteve social në IPKO nuk i ka ato në menaxhim, prandaj cdo postim në keto faqe është i pa autorizuar dhe nuk përfaqeson kompaninë IPKO apo komunitetin e hej!

Kompania nuk mund të marr përgjegjësi për gjuhën apo mesazhet që postohen në këto faqe.
Ne do të mundohemi që t’i kthejme ato sa më shpejtë në pronësinë tonë.

Ne do te bejme gjithcka qe eshte ne fuqine tone per te ri marre keto faqe.

Për cdo risi në këtë drejtim ne do të ju mbajmë të informuar.

Me respekt,
IPKO.