Njoftim për konsumatorë

Të nderuar,

Për çdo ditë, ne po operojmë në një treg ku kërkesat tuaja janë gjithnjë në rritje, bashkë me nevojën tuaj për komunikim më të lehtë dhe produkte dhe shërbime të reja, dhe më të thjeshta.

Prandaj, ne jemi duke u fokusuar në krijimin e ofertave të reja të cilat kanë më shumë kuptim për ju, pasi që të njëjtat janë më të thjeshta për tu përdorur, dhe e bëjnë jetën tuaj më të lehtë.

Në synimin tonë për arritjen e këtyre qëllimeve, sot ne po ju njoftojmë për mbylljen e ofertës “Vikendi 2 cent” i cili ka qenë në dispozicion për disa vjet me radhë, për ta zëvendësuar atë me oferta të reja, të cilat janë më të thjeshta dhe më të favorshme për ju.

Opsioni më i mirë zëvendësues për “Vikendi 2 cent” është “Rrethi Veror”, i cili ju mundëson komunikim me 10 persona në rreth, pa pare gjatë tërë verës. Për të aktivizuar ofertën “Rrethi Veror”, duhet thirrur kodin *147# . Aktivizimi për një muaj ju kushton 3€.

Nëse “Rrethi Veror” nuk është opsioni më i përshtatshëm për ju, mos u brengosni sepse kjo nuk është oferta e vetme e cila ju mundëson të komunikoni më lirë me të afërmit dhe miqtë tuaj brenda listës “Rrethi Im”.

Në rast se dëshironi një ofertë apo plan tjetër tarifor, ju lutemi drejtohuni në dyqanet tona apo vizitoni faqen tonë zyrtare ipko.com, për të zgjedhur shërbimin / tarifën / ofertën, i / e cili /a më së miri i përshtatet nevojave tuaja.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp