IPKO si lidere e inovacionit, në partneritet me kompaninë e sigurimit Besa Security kanë zgjeruar gamën e tyre të produkteve me pajisjen e mençur ‘Home Security’ duke ju ofruar mundësinë që të ndjeheni më komod kur jeni larg  banesës suaj.

Pajisja ‘Home Security’ luan një rol të rëndësishëm në përmbushjen e nevojave tuaja për siguri dhe rehati gjatë momenteve tuaja, larg banesës.

Sistemi i sigurisë ‘Home Security’ dhe aplikacioni për telefonat mençur ‘Besa Security MobileTTE’, ju ofron qasje dhe informatë në çdo kohë, pasi që në momentin e aktivizimit të një alarmi kundër vjedhjes apo zjarrit në banesën  tuaj, sinjali do të transmetohet në telefonin tuaj, dhe ju keni mundësinë t’i lajmroni organet kompetente rreth rrezikut.

Ky produkt është i para-konfiguruar. Pra, është lehtë të instalohet, në bazë të udhëzimeve dhe nuk ka nevojë për aftësi të larta teknike.

Pasi ta instaloni produktin ‘Home Security’ në banesën  tuaj, qasja bëhet përmes aplikacionit ‘Besa Security MobileTTE’, me anë të cilit ju do të pranoni njoftime në telefonin tuaj të mençur në rast të aktivizimit të sensorëve.

Pajisja ofrohet në tri pako të ndryshme:

Karakteristikat tjera që përfshihen në pajisje janë:

  • Shërbimi GPRS
  • Paneli i kontrollit
  • Detektori i lëvizjes
  • Kontrolli magnetik
  • Detektori i tymit
  • Dy telekomanda
  • Manualet e instalimit
  • Garancioni dhe kushtet e saj

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?