DTV për hotele

Duke zgjedhur shërbimin e Televizionit Digjital të IPKO-s, ju do të keni qasje në kanalet ekskluzive të DIGITALB, kanalet Super Sport, përfshirë kanale për fëmijë, filma, seriale, dokumentarë, informacione, lajme, muzikë, programe për të rritur, kanale kosovare dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

PËRFITIMET TUAJA

•    Mbi 60 kanale të pakos Premium
•    Ekskluzivitet i kanaleve te DigitAlb
•    Ekskluzivitet i të gjitha ligave të futbollit
•    Faturë e rregullt mujore
•    Lirim deri në 60%, varësisht prej numrit të pakove Premium që i bleni
•    Lirimi në tarifën e aktivizimit, varësisht prej numrit të pakove
•    Fotografi dhe zë të cilësisë më të lartë
•    Udhëzues elektronik të programeve
•    Shërbimi Pay Per View në kanalin Digi Gold (PPV)

MËNYRA E PAGESËS

Pagesa do të bëhet në baza mujore. Ju do të pranoni faturën në fund të çdo muaji.

NA KONTAKTONI

Për të ju ndihmuar ta krijoni pakon adekuate të televizionit digjital, e tëra që duhet të bëni është të na kontaktoni në keyaccounts@ipko.com, apo na vizitoni në qendrën e Biznesit të IPKO’s në sheshin Nëna Terezë. Do të ju ofrojmë zgjidhje po atë ditë.