Si ta përdorni internetin jashtë vendit

Këshilla se si ta përdorni internetin në mobil kur jeni jashtë Kosovës

Sezoni verorë tashmë ka filluar, koha kur ju udhëtoni më së shumti jashtë vendit. Duke qenë jashtë vendit, tarifat për komunikim ndryshojnë andaj po ju japim disa udhëzime se si të menaxhoni më së miri llogarinë tuaj gjatë udhëtimeve.

Ne kemi marrëveshje me më shumë se 400 operatorë në 205 shtete.
Për të parë listën e çmimeve dhe operatorët me të cilët kemi marrëveshje dhe ofrojnë tarifat më të lira kliko këtu.

Interneti në mobil

Për përdorim të internetit në mobil gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit aplikohen tarifa të ndryshme, kryesisht shumë më të larta se sa ato në vend.
Sigurohuni që të aktivizoni pako të cilat i kemi disejnuar enkas për ju në mënyrë që të qaseni në internet edhe kur jeni jashtë vendit.

Pako e cila ofron internet në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Serbi, Kroaci dhe Turqi vetëm me një aktivizim. Varësisht se sa do të qëndroni, ju mund të aktivizoni pakon ditore, javore apo mujore. MB-të që ju mbesin nga pako, mund t’i shfrytëzoni në Kosovë.

pakot_roaming_boxa2

Për të aktivizuar pakon ditore me 200MB ju duhet të thirrni *478*1# pakon javore me 1GB duke thirrur *478*2# dhe pakon mujore me 2GB duke thirrur *478*3#.
Në mënyrë që interneti t’ju funksionoj edhe jashtë vendit, ju duhet të keni
Data Roaming > ON, te Access Point Name (APN), name: ipko, password: ipko.

Gjithashtu, ju duhet që përzgjedhjen e operatorit ta bëni manualisht, në këtë rast në Shqipëri duhet të lidheni me operatorin Eagle Mobile, Telekom Albania apo Vodafone; në Maqedoni me Vip; në Mal të Zi me M:Tel (29703); në Kroaci me Hrvatska Telecom (HT HR); Greqi me Cosmote Greece; në Serbi me VIP Mobile dhe në Turqi me Vodafone.

Keni parasysh se në qoftë se nuk zgjedhni manualisht operatorin, telefoni mobil mund të kyçet në mënyrë automatike me operatorë të tjerë, gjë që mund t’ju shkaktoj shpenzime të tjera.

Gjatë vizitës në vende ku nuk ka oferta të disejnuara ekskluzivisht për internet në mobil dhe nuk ju duhet përdorimi i internetit në mobil atëherë sigurohuni që para se të niseni:
1. Celular Data është e ndalur
2. Data Roaming është e ndalur

*Ofertat e lartëcekura mund të ndryshojnë kohë pas kohe, andaj ju lusim që të vizitoni www.ipko.com për të parë ofertat e fundit.

Në qoftë se keni ndonjë pyetje mos hezitoni të kontaktoni personin kontaktues apo të thirrni në 049 700 700.