Paguani 60€ mbushje dhe fitoni 60€ tjera, nëpërmes starcard

Prishtinë, 16 nëntor 2011 – Nga bashkëpunimi i radhës i bankës TEB dhe kompanisë telekomunikuese IPKO do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e këtyre dy bizneseve, të cilët i paguajnë produktet dhe shërbimet e IPKO’s, nëpërmes kartelës Starcard.

TEB dhe IPKO e kanë arritur këtë marrëveshje që të lehtësojnë pagesën e mbushjeve të telefonit për vet ata dhe për familjarët e tyre. Pra klienti do të paguaj me Starcard, me minimum 12 këste, 60€ dhe asaj blerje do ti shtohen 60€ ekstra nga IPKO dhe TEB. Prandaj, klienti do të pranoj nga 10€ mbushje çdo muaj për një vit edhe pse ka paguar vetem gjysmën e shumës.

Klientët e TEB dhe IPKO mund të shfrytëzojnë ofertën më të re e cila do të lehtësojë blerjen dhe kontrollimin e shpenzimeve të tyre apo të familjarëve.

“Me këtë bashkëpunim, ne po synojmë që t’i mundësojmë konsumatorëve tanë të blejnë mbushje pa pasur brengën e buxhetit” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO. “Kjo ofertë tregon fuqinë dhe mundësitë unike që i ofron kartela e jonë Starcard” ka thënë Kujtim Gazideda, U.D. Kryesues i Reklamimit dhe Komunikimit të Bankës.

Kartela Starcard është produkt unik në Kosovë, i cili ofron blerje të produkteve me këste me 0 për qind interes. Përveç kësaj për çdo blerje përdoruesi i kartelës përfiton së paku 1 për qind bonus i cili mund të përdoret për blerje të tjera me Starcard kudo në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp