Për fundvit, ipko zbret çmimet e thirrjeve për më të afërmit dhe ofron minuta dhe megabajt falas për konsumatorët e rinj

Për festat e fundvitit, IPKO e ka gjetur një formë të veçantë për t’i falënderuar përdoruesit e saj ekzistues, por edhe ata të rinj të telefonisë mobile, duke e prezantuar një ofertë me çmime të zbritura për përdoruesit ekzistues, ndërsa ata që i bashkëngjiten rrjetit të saj mobil i shpërblen me minuta dhe internet 3G, falas.

Në shenjë falenderimi për përdoruesit e saj ekzistues, IPKO i ka zbritur çmimet e thirrjeve brenda tarifës “Fol me ton” në vetëm 2 cent për minutë për komunikimin me 10 veta në listën “Rrethi Im”, ndërsa çmimet e reja mund të përdoren pa asnjë kosto të aktivizimit.

Në anën tjetër, konsumatorët e rinj të telefonisë mobile IPKO do të marrin 500 minuta për thirrje brenda rrjetit IPKO dhe 100 MB internet 3G, falas.

“Me shtesat e reja atraktive në produktet dhe shërbimet e saj, IPKO dëshiron që t’i shpërblejë konsumatorët e saj me ekstra minuta dhe internet të shpejtë mobil, në mënyrë që festat e fundvitit të jenë të gëzueshme dhe përplot me urime tek miqtë dhe familjet” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Minutat dhe megabajtët e fituar mund të përdoren për 15 ditë, pas aktivizimit të numrit. Oferta është valide deri më 31 janar 2014. Aktivizimi i tarifës Fol me ton’ bëhet duke thirrur kodin *600#. Aktivizimi për herë të parë është falas.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp