DËRGO SMS DHE FITO BMW SERIA 1, HP MINI LAPTOP, APO NOKIA E75!

Kompania e telekomunikuese IPKO organizon lojën më të madhe shpërblyese të verës, për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile, të cilët mund të fitojnë shpërblime fantastike, vetëm duke dërguar SMS. Dërgo më shumë SMS, për të fituar shumë më shumë se një SMS.

Prishtinë, 9 Korrik 2009 – Me një veturë luksoze BMW Seria 1, dhe çdo javë nga një HP Mini Laptop 2140 dhe telefon mobil Nokia E75, kompania telekomunikuese IPKO i shpërblen të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile, duke i freskuar ata gjatë tërë verës së këtij viti.

Duke u munduar që në çdo stinë tu sjellë argëtim dhe befasi konsumatorëve të saj, kompania IPKO dhuron të gjitha këto shpërblime atraktive për konsumatorët e vet.

Sa më shumë që konsumatorët dërgojnë SMS në  numrin 4949 me fjalën BMW1, gjasat për ti fituar këto shpërblime rriten. Çdo SMS i dërguar garon për çmimin e madh, modelin e fundit të veturës BMW Seria 1.

Ju mund të bëheni fituesi me fat i një veture luksoze BMW Seria 1, dhe për çdo javë i një laptopi HP Mini 2140 dhe një telefoni mobil Nokia E75. Pjesëmarrësit në lojë shpërblyese duhet të jenë më të moshuar se 18 vjeç.

SMS gara për të fituar këto shpërblime atraktive si dhe tërheqja e shpërblimeve fillon prej 10 korrik dhe zgjat deri më 14 gusht 2009. Çmimi për një SMS është 50 centë. Tërheqja e shpërblimeve javore dhe të atij kryesorë bëhet në mënyrë shumë transparente përmes komisionit të pavarur dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në emisionin “Flladi Veror” në Kohavision, çdo të shtunë, në ora 20:15 duke filluar nga data 18.07.2009.

Merrni pjesë në lojë dhe fitoni Nokia E75, HP Mini 2140 dhe BMW seria 1. Çelësi është në dorën tënde!

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp