Tansfero kredi – Ofrohet transfer krediti në numra tjerë të IPKO-së si dhe informacion për minimumin dhe maksimumin e vlerës së kreditit të transferueshëm.
Rrethi im – Ofrohet mundësi për të krijuar rrethin, të shihen numrat në rreth, si dhe të shtohen, largohen apo ndërrohen numrat e rrethit.
Promo – Ofrohet mundësi e aktivizimit apo deaktivizimit të ofertave promocionale.
Kontrollo llogarinë – Ofrohet mundësi për të kontrolluar llogarinë telefonike, datën e skadimit si dhe informacione relevante në rast se numri/llogaria do të skadojë.
3G – Ofrohet mundësi për aktivizim dhe deaktivizim të pakove 3G.
Bonus ndërkombëtar – Ofrohet mundësia e aktivizimit të këtij shërbimi si dhe informatat për minutat e përfituar si rezultat i pranimit të thirrjeve ndërkombëtare.
Shërbimet shtesë – Për më shumë informata: http://my.ipko.com/
Pas aktivizimit të pasqyrës suaj në IPKO, ju do të fitoni 10 SMS.