Tarifa Start aplikohet tek të gjithë klientët prepaid. Me tarifën Start, do të flisni brenda rrjetit të IPKO-së për vetëm 13 cent/ min dhe 6 cent/ SMS, gjithashtu do të mund të bisedoni me 10 veta në rreth për vetëm 4 cent/min dhe 4 cent SMS pa pasur nevojë të paguani për aktivizim të rrethit.

Si të shtoni numra në Rreth?

Ju mund të shtoni deri në 10 numra në rrethin tuaj, duke dërguar SMS në 50505 me tekstin: Plus 049xxxxxx. Ndërsa, për të hequr numra nga rrethi, duhet të dërgoni

SMS në 50505 me tekstin: Minus 049xxxxxx.

Si të aktivizoj Super Rrethin?

Super rrethi ju mundëson të komunikoni për vetëm 1 cent brenda rrethit. Ju mund të shtoni deri në 10 numra në Super rrethin tuaj, duke dërguar SMS në 50505 me tekstin: Plus 049xxxxxx. Ndërsa, për të hequr numra nga rrethi, duhet të dërgoni SMS në 50505 me tekstin: Minus 049xxxxxx.
Ky shërbim kushton 1.02 Euro për një javë dhe aktivizohet duke dërguar me SMS tekstin “Super” në 50505. Ndërsa, për një muaj kushton 3.06 Euro dhe aktivizohet duke dërguar me SMS tekstin “MSuper” në 50505.

Shërbimi Çmimi
Thirrjet drejt IPKO-së 0.13 €
Thirrjet drejt operatorëve tjerë 0.153 €
SMS drejt IPKO-së 0.062 €
SMS drejt operatorëve tjerë 0.082 €
Minuti brenda rrethit 0.04 €
SMS brenda rrethit  0.04 €
Minuti brenda Super rrethit 0.01 €