Thirrja e parë në rrjetin GSM të Ipko’s

Ekspertë të Telekomit Slloven, Mobitel dhe Ipko Net, kanë realizuar thirrjen e parë testuese brenda rrjetit mobil GSM në Kosovë. Thirrja në rrjetin e ri, me numrin karakteristik 049, ishte e suksesshme. Në Prishtinë ishte nyja qendrore e Ericsson, po ashtu stacioni i parë bazë në afërsi. Montimi i stacioneve të tjera bazë, të planifikuara për fazën e parë të ndërtimit të rrjetit, është në përfundim e sipër.

Siç dihet, Konsorciumi i Telekomit të Sllovenisë, Mobitel dhe Ipko Net, ka fituar sivjet, në pranverë, koncesionin për operatorin e dytë të telefonisë mobile GSM në Kosovë.

Konsorciumi tashmë ka filluar të realizojë premtimin që pjesa e parë e rrjetit GSM do të funksionojë deri në fund të vitit.

Javën e ardhshme do të testohen lidhjet internacionale përmes rrjetit të ri.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp