Telefonia mobile

Telefonia mobile IPKO synon që secilit përdorues t’i jap liri personale të komunikimit, duke qenë në kontakt të pandërprerë me njëri-tjetrin, kudo dhe kurdoherë. IPKO mundohet ta përmbush këtë synim duke ofruar vlerën, kualitetin, shërbimin dhe çmimin më të mirë në treg.

Përdorimi i teknologjisë së fundit në telefoni mobile, i mundëson kompanisë telekomunikuese IPKO që ti kuptojë dhe ti plotësojë nevojat e konsumatorëve të saj, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me grupe të ndryshme konsumatore, qofshin ata konsumatorë individual apo të bizneseve.

Rrjeti dhe Shërbimet:
Zgjidhja e internetit brezëgjerë mobil të cilën e ofron IPKO kombinon rrjetet 3G, 3.75G dhe 4G, me një konvergjencë me Wifi-Offload, që mundëson kalimin prej rrjetit klasik mobil në rrjetin modern mobil (3.75G, 4G + Wifi).

Mbulueshmëria e Rrjetit
Kompania telekomunikuese IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirje më të madhe të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë. Shtrirja e rrjetit të IPKO do të vazhdojë deri sa të mbulohet me sinjal çdo kënd  i territorit të Republikës së Kosovës.

Mbulueshmëria e Rrjetit 3G
Duke filluar prej datës 1 dhjetor 2013, për të parën herë në Kosovë do ta sjell rrjetin më të shpejtë të internetit në mobil, gjeneratën e re të rrjetit 3G, i cili është vetëm një pjesë e zgjidhjes së plotë të internetit brezëgjerë mobil të cilin e ofron IPKO.

IPKO do ta mbuloj 80 për qind të popullsisë së Kosovës me rrjetin e shpejtë të internetit në mobil 3G, ose  43.7 për qind të territorit të vendit tonë. Mbulueshmëria e rrjetit 3G nga IPKO fillimisht do t’i mbulojë qendrat e qyteteve dhe qytezave më të mëdha në Kosovë, ndërsa plani për vitin e ardhshëm është që IPKO ta zgjerojë rrjetin e saj 3G, për ta mbuluar 75 për qind të territorit dhe 88 për qind të popullsisë.

Mbulueshmëria e Rrjetit 4G
IPKO – operatori i parë me teknologjitë 3G dhe 4G – ka arritur që për një kohë shumë të shkurtër ta zgjerojë rrjetin e saj 4G në të gjitha zonat urbane të vendit, dhe të mbulojë më shumë qytete, më shumë qyteza, dhe më shumë njerëz anekënd Kosovës. Me qindra mijëra përdorues të IPKO-së të cilët posedojnë një telefon të mençur mobil që e mbështet rrjetin 4G, dhe të cilët e ndërrojnë SIM kartelën e tyre të vjetër me një të re me 4G, tani kanë mundësi të jenë lidhur me internet të shpejtë mobil 4G nga IPKO – në të gjitha zonat e dendura urbane, kudo nëpër Kosovë.

Televizioni digjital

Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira televizive qe ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, kualitetit të sinjalit, dhe risive të vazhdueshme që ajo sjell për shikuesit.

Nga 15 marsi 2009, kompania telekomunikuese IPKO fillimisht ka ofruar me platformën digjitale kabllore me oferta promovuese fillimisht në rajonin e Prishtinës, ndërsa që nga muaji shtator pakoja më ekskluzive televizive ofrohet edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë nga Shqipëria, DigitAlb.

Risitë në televizionin kabllor digjital IPKO

  • TimeShift ofron mundësinë e ndërprerjes së programit, për të vazhduar më pas shikimin e përmbajtjes, sipas dëshirës së përdoruesit, dhe saktësisht nga aty ku programi është pauzuar. Me TimeShift, përmbajtja e shikuar automatikisht ruhet në memorien e vendosur në SmartBox, ndërsa përdoruesit mund të kthehen para dhe pas për t’i rishikuar momentet e dëshiruara.
  • PVR është incizuesi personal i videove, i cili u mundëson përdoruesve ta incizojnë përmbajtjen e dëshiruar, për shikim të mëvonshëm, ose të përsëritur. Përdoruesit e SmartBox gjithashtu mund ta kurdisin incizimin e cilitdo program, edhe kur ata nuk janë në shtëpi.
  • Kontrolli Prindëror ua mundëson prindërve që të kenë kontroll mbi programet që fëmijët e tyre mund t’i shohin në televizion. Përmes PIN kodit, prindërit mund të zgjedhin nëse duan ose jo që t’i lejojnë fëmijët e tyre të shohin kanale apo përmbajte të caktuar, madje duke caktuar edhe kohën se kur dhe çka fëmijët e tyre mund të shohin.
  • SmartBox TV Guide shfaq informacion të detajuar për përmbajtjen e kanaleve televizive që janë pjesë e pakos së televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO. Pjesë e menysë është edhe opcioni ‘kërko’ i cili lehtëson gjetjen e programeve të preferuara në televizion.
  • Video sipas Kërkesës (VOD) – Në video librarinë e SmartBox, përdoruesit mund t’i shohin filmat e tyre të preferuar, 24 orë në ditë. Në librarinë e filmave e cila plotësohet vazhdimisht, do të ofrohen filma dhe seriale të ndryshme.

Telefonia fikse

IPKO është mënyra më e lirë për komunikim brenda dhe jashtë Kosovës.

Përmes ofrimit të shërbimeve të telefonisë fikse, kompania telekomunikuese IPKO sjell në treg një formë të re dhe alternative të pagesës së telefonisë fikse, pasi që konsumatorët shërbimet e tyre të telefonisë fikse i bëjnë me parapagim dhe kështu kanë kontroll të plotë mbi shpenzimet e tyre për komunikim, të cilat mund ti përcjellin në çdo kohë edhe “online” përmes portalit – Telefonia Ime.

Kompania telekomunikuese IPKO është kompani e licencuar nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit për ofrimin e shërbimeve të telefonisë fikse, që nga muaji shtator 2006.

Interneti

IPKO është ofruesi i parë i internetit në vend dhe njihet si lider i teknologjisë informative dhe internetit në Kosovë. Kompania sot ofron internetin më të shpejtë broadband në treg, duke i dhënë konsumatorëve të saj qasje kualitative dhe shpejtësi në internet që nga viti 1999 si rezultat i ofrimit të rrjetit backbone për herë të parë në Kosovë .

Shërbimi i internetit tani ofrohet në të gjitha qytetet dhe qytezat e Republikës së Kosovës, ku kompania IPKO ka ndërtuar mbi 230 mijë porte, që mundësojnë kyçjen e po këtij numri të familjeve kosovare në shërbimet e internetit, telefonisë fikse dhe të televizionit digjital.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.

Me përfundimin e projektit për televizionin digjital, kompania IPKO e ka kompletuar ofertën e Trefishtë (Triple-Play), që përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe televizionin digjital. IPKO mbetet ofruesi i parë dhe më i madh i shërbimeve të internetit në vend.

+ Telefonia mobile

+ Televizioni digjital

+ Telefonia fikse

+ Interneti