Po pranoni thirrje të padëshirueshme?

IPKO ka krijuar shërbimin “BlackList” i cili ju mundëson të bllokoni numrat nga të cilët nuk dëshironi të pranoni thirrje. Shërbimi me validitet 30 ditor kushton 0.60Eur, ndërsa shërbimi me validitet 365 ditor kushton 1Eur.

Aktivizimi i shërbimit bëhet duke dërguar SMS në 55123 me tekst BLOCK ‘hapsirë’ numrin të cilin dëshironi ta bllokoni ‘hapsirë’ numrin e ditëve 30 apo 365.

Aktivizimi për 30 ditë
Dërgo SMS në 55123 me tekst: BLOCK +38349012345 30

Aktivizimi për 365 ditë
Dërgo SMS në 55123 me tekst: BLOCK +38349012345 365

Për të kontrolluar listën e numrave të bllokuar dërgoni SMS në 55123 me tekst “BLOCK LIST“.

Për të zhbllokuar një numër dërgoni SMS në 55123 me tekst “STOP +38349012345“.

Aktivizimi ose deaktivizimi i këtij shërbimi mund të zgjas deri në 5 minuta.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?