Rreth IPKO

Misioni, visioni dhe vlerat e kompanisë

Misioni

T’u krijojë mundësi individëve, komuniteteve e bizneseve në Kosovë e më gjerë, që të lidhen e të zhvillohen.

Visioni

Kosova ndërkombëtarisht e lidhur, si shoqëri e individëve, komuniteteve dhe bizneseve të suksesshëm, krenar e të respektuar.

Vlerat

  • Integriteti – Guxo t’i marrësh vendimet e duhura, mbaje fjalën dhe pasoje me vepra.
  • Kreativiteti – Ushqeje shpirtin tënd krijues, lëre të shkëlqejë dhe kënaqu me të.
  • Përgjegjësia – Merr përgjegjësi, bëhu i përgjegjshëm për veprimet dhe merri përsipër rezultatet tua.
  • Bashkëpunimi – Duaje punën në ekip, gjej fuqi në bashkëpunim – ndaje dhimbjen dhe gëzimin me ekipin tënd.
  • Angazhimi – Mendo pozitivisht, puno me pasion dhe vepro.
  • Besimi – Beso në vete, fito besim, krijo lidhje.
  • Konsumatorët tanë, të parët – Dëgjo me vëmendje, kujdesu dhe shërbej konsumatorëve sikur miqve më të mirë.