Si të bëni mbushje?

Mbushje dhe Validiteti

Kredinë e telefonit mund ta mbushni në disa mënyra:

  • Kartelë gërvishëse
  • Mbushje elektronike, apo Top – Up
  • Mbushje mobil – klientë te distributorët,
  • Transferit të kredisë,
  • SMS Top Up me Banka Ekonomike
  • SMS Top Up me Banka për Biznes
  • ATM Top Up me Banka Kombëtare Tregëtare
  • E-banking me Banka Kombëtare Tregëtare
  • SMS Top Up me NLB Prishtina
  • SMS Top Up me ProCredit
  • IPKOMat, mbushje përmes ATM-ave të Procredit Bankës
  • SMS Top Up me Raiffeisen Bank
  • SMS Top Up me TEB Bank

Të gjitha këto mënyra ju mundësojnë që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me të tjerët.
Kartelat gërvishëse: 5€, 10€, dhe 20€
Kartelat gërvishtëse mund t’i blini në të gjitha dyqanet dhe te distributorët e autorizuar të IPKO-s.
Për të mbushur llogarinë e telefonit nëpërmjet kartelave gërvishëse ju duhet të zbuloni kodin dhe të shtypni: *123* kodi i zbuluar 16 shifror#
Për të mbushur llogarinë e dikujt tjetër, shtyp: *123*kodi i zbuluar 16 shifrorë*(numri i telefonit)#
Mbushje elektronike (TOP-UP)
Nëpërmjet mbushjeve elektronike, vendosni ju se sa do ta mbushni llogarinë e telefonit tuaj. Zgjidhni shumën e kredisë që dëshiron ta mbushni kredin e telefonit, prej 1.00 € deri 50.00 €.
Validiteti
Koha e validitetit të mbushjes së llogarisë tuaj varet nga shuma e kredisë me të cilën vendosni ta mbushni llogarinë e telefonit dhe aplikohet nga momenti kur të bëhet mbushja:

Shuma e mbushjesValiditeti*
1€10 ditë
2€20 ditë
3€ deri 4€60 ditë
5€ deri 9€90 ditë
10€ deri 19€180 ditë
20€ dhe më shumë330 ditë

*Validiteti, të cilin e përcaktoni me anë të mbushjes së zgjedhur, tregon kohën gjatë së cilës ju mund t’i shfrytëzoni të gjitha shërbimet e telefonisë mobile, ndërsa pasi të kaloj koha e caktuar për shembull prej 10 ditëve, 20 ditëve, 30 ditëve e të tjera, ju për 30 ditë të ardhshme, mund të pranoni vetëm thirrje.

Gjatë këtyre 30 ditëve, nëse nuk e rimbushni telefonin tuaj, atëherë numri juaj do të suspendohet

Bëni pagesat e internetit, TV ose telefonisë fikse përmes telefonit mobil.

Shërbimi i ri i IPKO-së ju mundëson të paguani për shërbimet fikse përmes telefonit tuaj mobil. Paguani pako të internetit, televizionit apo telefonisë fikse, shpejt dhe pa telashe, në çdo kohë dhe kudo.

Për të bërë pagesa përmes telefonit tuaj mobil, ndiqni udhëzimet më poshtë:Shtypni *101#

a.) Në menynë që shfaqet, zgjedhni “Pagesat”

b.) Në mënynë e rradhës, zgjedhni pakon për të cilën doni të paguani” DTV Familjare

  • DUO TV
  • Internet Pako 1
  • Internet Pako 2
  • Internet Pako 3
  • Duo – mini
  • Duo – maxi
  • PPV kredit

c.) Nëse dëshironi të paguani DTV Familjare apo DUO TV, atëherë duhet të shkruani numrin e SMART kartelës tuaj, kurse nëse dëshironi të paguani Internetin, atëherë shkruani emrin tuaj të përdoruesit (username).

d.) Konfirmoni pagesen.

Për ta kryer blerje, duhet të keni kredi të mjaftueshme në llogarinë tuaj të telefonit mobil.

*Nga data 1 prill 2016 cmimi për këtë shërbim do të jetë 0.50Eur. Shërbimi mund të përdoret vetëm një herë brenda një muaji.

Mbushni shërbimet e IPKO-së, në çdo kohë, përmes SMS-it dhe xhirollogarisë bankare!

SMS Top Up është shërbim që ju ofron klientëve mundësinë që përmes SMS-it dhe xhirollogarive bankare, ta mbushin:

  • IPKO llogarinë e telefonit mobil,
  • IPKO TV,
  • IPKO internet, si dhe
  • shërbimet e kombinuara.

SMS Top Up ju mundëson t’i shfrytëzoni mjetet tuaja nga llogaria rrjedhëse të bankës ku e keni xhirollogarinë. Gjithashtu ju mund të autorizoni deri në 4 persona të afërt të cilët mund të shfrytëzojnë mjetet nga llogaria juaj rrjedhëse për të mbushur llogaritë e IPKO shërbimeve.

Këtë shërbim mund ta kryeni përmes disa bankave, varësisht se ku e keni llogarinë tuaj:

  • Banka Ekonomike
  • Banka për Biznes
  • NLB Prishtina
  • ProCredit Bank
  • Raiffeisen Bank
  • TEB Bank

Shërbimi ofrohet 24 orë në ditë, 7 ditë, përmes IPKO telefonisë mobile.

Vizitoni degën më të afërt të bankës tuaj që të regjistroheni për shërbimin SMS Top UP.

SMS Top Up me Banka Ekonomike

SMS Top Up dhe Banka Ekonomike ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakon DUO TV duke dërguar një SMS në 50005.

Për mbushje të llogarisë tuaj personale të telefonit mobil IPKO:

  • Vetëm shkruani shumen e mbushjes dhe dërgoni mesazhnin në 50005
  • p.sh. “5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së personit tjetër, të telefonit mobil IPKO:

  • Shkruani numrin e personit tjetër, hapësirë, shuma e mbushjes që dëshironi ta mbushni dhe dërgoni mesazhnin në 50005
  • p.sh. “049xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të disa llogarive, të telefonisë mobile IPKO:

  • Shkruani numrin e një personi, hapësirë, shumen e mbushjes, thurrje (#), numrin e një personi tjeter, hapësirë, shumen, thurrje (#), personi I tretë, hapësirë, shuma, thurrje (#) e kështu me rradhë deri sa numra ju dëshironi t’i mbushni dhe dërgoni mesazhin në 50005
  • p.sh. “049xxxxxx 5 # 049xxxxxx 5 # 049xxxxxx 5”

Për mbushje të llogarisë së fiksit IPKO:

  • Shkruani FIX, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50005
  • p.sh. “FIX xxxxxxxxx”

Për mbushje të disa llogarive, të telefonisë fikse IPKO:

  • Shkruani numrin e personit që dëshironi të mbushni, hapësirë, shumën dhe thurrje (#), vazhdoni të shkruani numrin e personit tjetër që dëshironi ta mbushni, hapësirë, shumën dhe dërgoni mesazhnin në numrin 50005
  • p.sh. “038xxxxxx 5#038xxxxxx 5”

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani internet, hapësirë, emrin e përdoruesit dhe e dërgoni mesazhin në 50005
  • p.sh. “internet xxxxxxxxx”

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani tv, hapësirë, emrin e përdoruesit dhe e dërgoni mesazhin në 50005
  • p.sh. “tv xxxxxxxxx”

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani DUOTV, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50005
  • p.sh. “DUOTV xxxxxxxxx”

SMS Top Up me Bankën për Biznes

Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakon DUO TV duke dërguar një SMS në 50000.

Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:

  • Vetëm shkruani shumën e mbushjes dhe dërgoni mesazhnin në 50000
  • p.sh. “5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së fiksit IPKO:

  • Shkruani Fiks, hapësirë, shuma e mbushjes që dëshironi ta mbushni me, hapësirë dhe dërgoni mesazhnin në 50000
  • p.sh. “Fiks 038xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani Int, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe dërgoni mesazhin në 50000
  • p.sh. “Int emri i përdoruesit”

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani tv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000
  • p.sh. “tv emri i përdoruesit”

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani duotv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50000
  • p.sh. “duotv emri i përdoruesit”

SMS Top Up me NLB Prishtina

Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakon DUO TV duke dërguar një SMS në 50444.

Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:

  • Shkruani numrin e telefonit mobil, hapësirë, shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50444
  • p.sh. “049xxxxxx5” (për mbushje të 5€)

Mbushja mund të bëhet prej 5 – 100€.

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani tv, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50444
  • p.sh. “tv xxxxxxxxx”

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani internet, hapësirë, emrin e përdoruesit dhe e dërgoni mesazhin në 50444
  • p.sh. “internet xxxxxxxxx”

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani DUOTV, hapësirë, emrin e përdoruesit apo emrin e kontratës dhe e dërgoni mesazhin në 50444
  • p.sh. “DUOTV xxxxxxxxx”

SMS Top Up me Raiffeisen

Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakon DUO TV duke dërguar një SMS në 50222.

Për mbushje të llogarisë së telefonit IPKO MOBIL:

  • Shkruani numrin e telefonit mobil “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50222
  • p.sh. “049xxxxxx5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani emrin e përdoruesit (kontratës), hapësirë, INTERNET dhe e dërgoni mesazhin në 50222
  • p.sh. “xxxxxxxxx INTERNET”

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani emrin e përdoruesit apo numrin e SMART kartes, hapësirë, TV dhe e dërgoni mesazhin në 50222
  • p.sh. “xxxxxxxxx TV”

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani emrin e përdoruesit apo numrin e SMART kartës, hapësirë, DUOTV dhe e dërgoni mesazhin në 50222
  • p.sh. “xxxxxxxxx DUOTV”

SMS Top Up me ProCredit Bank

Ju mundëson mbushjen e telefonit mobil, internetit dhe televizionit digjital si dhe pakon DUO TV duke dërguar një SMS në 50333.

Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:

  • Shkruani numrin e telefonit mobil “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin.
  • p.sh. “049xxxxxx5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së IPKO FIKSIT:

  • Shkruani numrin e telefonit fiks “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin.
  • p.sh. “038xxxxxx 5” (për mbushje të 5€)

Për mbushje të llogarisë së TELEVIZIONIT, INTERNETIT apo SHËRBIMEVE TË KOMBINUARA:

  • Ju vetëm duhet të shkruani llojin e llogarisë që doni ta mbushni: tv, internet, DuoTV dhe e dërgoni porosinë.
  • p.sh. “DuoTV”
  • Në rast se doni të mbushni ndonjë llogari tjetër nga ajo të cilën e keni të regjistruar në kontratë, duhet të shkruani: emrin e përdoruesit të regjistruar në IPKO “hapësirë” llojin e llogarisë: TV, INTERNET, DUOTV dhe e dërgoni mesazhin.
  • p.sh. “shfrytëzuesi1 DuoTV”

SMS Top Up me TEB

Përmes xhirollogarisë së TEB-it ju mund të bëni mbushje të telefonisë mobile, internetit, televizionit digjital dhe DUOTV. Dërgoni një mesazh në numrin 50001 me tekstet në vijim, varësisht se cilin shërbim dëshironi të mbushni:

Për mbushje të llogarisë së telefonit mobil IPKO:

  • Shkruani numrin e telefonit mobil (pa zeron e parë) “hapësirë” shumën me të cilën doni të mbushni llogarinë dhe e dërgoni mesazhin në 50001
  • p.sh. “49xxxxxx5” (për mbushje të 5€)

Mbushjen e telefonit përmes xhirollogarisë së telefonit mund ta bëni në shumë prej 1 deri 100€.

Për mbushje të llogarisë së internetit IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘int’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e internetit.
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)int

Për mbushje të llogarisë së televizionit IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘tv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e televizionit
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)tv

Për mbushje të llogarisë së DUO TV (televizion dhe internet) IPKO:

  • Shkruani fjalën ipko, emrin e përdoruesit, hapësirë dhe ‘duotv’ në numrin 50001 për të bërë mbushjen e DUO TV
  • p.sh. ipko(hapësirë)emri i përdoruesit(hapësirë)duotv

Ky shërbim vlen për pakot një mujore. Vizito degën më të afërt dhe regjistrohu.