Rrethi im

Shërbimi Rrethi im të mundëson të komunikosh shumë lirë me 10 persona brenda rrjetit IPKO. Regjistrimi i 10 numrave të parë brenda shërbimit Rrethi im është falas, më pas vetëm ndryshimi i një numri në muaj është falas.

Për të shfrytëzuar çmime të lira brenda shërbimit Rrethi im duhet të jesh pjesë e pakove ALLO, TUNG apo FOL ME TON’.

Administrimi i numrave në “Rrethi im”

Shtoni, hiqni, ose shikoni se kush është në rrethin tuaj. Administroni si të doni numrat në ‘Rrethi im’. Ju duhet të keni tarifen Allo, Tung apo IPKO Fol me ton’, dhe të dërgoni një SMS në numrin 50505 me tekstin:

  • Plus 049xxxxxx për të shtuar një numër
  • Minus 049xxxxxx për të hequr një numër

Dërgo tekstin “Rrethi” në numrin 50505 për të ditur cilët numra janë në listën tuaj “Rrethi im”.

Ju mund të shtoni në rreth edhe numra të IPKO telefonisë fikse në formatin si në vijim: +383387xxxxx.

Si të shtoni numra në Rreth në tarifën IPKO Fol me ton’ ?

Së pari, ju duhet të aktivizoni tarifën “IPKO Fol me ton’“ duke thirr kodin *600#.
Pasi tarifa IPKO Fol me ton’ është aktivizuar, ju mund të filloni të shtoni deri në 10 numra në rrethin tuaj, duke dërguar SMS në 50505 me tekstin: Plus 049xxxxxx. Ndërsa, për të hequr numra nga rrethi, duhet të dërgoni SMS në 50505 me tekstin: Minus 049xxxxxx.

Çmimet shtesë:

ShërbimiÇmimi
Thirrjet në gjithë operatorët0.10 €
Thirrjet në rreth0.04 €
SMS në gjithë operatorët0.05 €
SMS në rreth0.04 €
SMS ndërkombëtarë0.10 €
MMS në të gjithë operatorët0.10 €
MMS ndërkombëtarë0.20 €

Si të shtoni numra në Rreth në tarifën START?

Tarifa Start është tarifë fillestare. Shtimi i numrave në rreth është i njejtë sikur se me tarifën Fol me Ton’. Ju mund të shtoni deri në 10 numra në rrethin tuaj. Duke dërguar SMS në 50505 me tekstin: Plus 049/3xxxxxx. Ndërsa, për të hequr numra nga rrethi, duhet të dërgoni SMS në 50505 me tekstin: Minus 049/3xxxxxx.

Çmimet shtesë:

ShërbimiÇmimi
Thirrjet brenda rrethit0.04 €
SMS brenda rrethit0.04 €
SMS brenda IPKO0.062 €
SMS drejt operatorëve tjerë0.082 €
Thirrjet në IPKO0.13 €
Thirrjet drejt operatorëve tjerë0.153 €