Twitter SMS

MË SHKRUAJ NË TWITTER

Tani, të gjithë ata që kanë llogari aktive në Twittër, do të mund të dërgojnë dhe pranojnë cicërima (tweets), përmes SMS-it, nga telefonia mobile IPKO.

Dërgimi dhe pranimi i cicërimave bëhet krejtësisht thjeshtë, vetëm duhet paraprakisht ta konfiguroni telefonin si dhe të filloni me postimin e cicërimave, përmes SMS-it në numrin 16161.

Konfigurimi i telefonit për Twitter SMS përmes www.twitter.com:

  • Qasuni në llogarinë tuaj Twitter
  • Zgjedhni opcionin Settings – Mobile
  • Zgjedhni shtetin Kosovë, operatorin IPKO
  • Shkruani numrin tuaj dhe klikoni Start

Pasi t’i keni vendos të dhënat, shkruani një SMS me tekstin GO në numrin 16161. Twitter SMS tani duhet ta keni aktive.

Konfigurimi i Twitter SMS përmes telefonit:

  • Dërgoni SMS me tekstin START në numrin 16161
  • Twitter do t’ju kthejë një SMS, cilës duhet t’I përgjigjeni duke shkruar emrin tuaj të përdoruesit (username) në Twittër
  • Pas ksaj, Twitter do të kërkoj nga ju që të dërgoni fjalëkalimin tuaj. Gjatë shkruarjes së fjalëkalimit tuaj, duhet t’i shkruani të gjitha karakteret, shkronjat e mëdhaja, të vogla, numrat, etj.
  • Dërgoni fjalëkalimin dhe nëse e keni shkruar sakt, Twitter do të kërkoj nga ju përmes SMS-it që t’i përgjigjeni me tekstin OK në mënyrë që ta kryeni regjistrimin për Twitter SMS.
  • Tani, Twitter SMS-in e keni aktive.

Për çdo SMS të dërguar në 16161 aplikohet çmimi standard i SMS-it.