Wikipedia Zero

IPKO dhe organizata bamirëse Fondacioni Wikimedia, kanë arritur marrëveshje për lansimin e Wikipedia Zero për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, të cilëve do tu mundësohet qasje pa pagesë në enciklopedinë më të madhe online në botë, Wikipedia.

Qasja në Wikipedia Zero do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO dhe në dispozicion në çdo kohë, nga çdo cep i Kosovës – pasi që rrjeti mobil i kompanisë ofron mbulueshmëri të plotë dhe të qëndrueshme në të gjithë vendin, dhe nga çdo shfletues i uebit mobil.

Enciklopedia shumë-gjuhëshe online është njëra ndër faqet më të mëdha në botë për referenca në internet, dhe renditet si njëra nga pasuritë më të mëdha të internetit në mbarë botën. Përveç Wikipedia Zero, IPKO gjithashtu ofron qasje mobile dhe pa pagesë edhe në Facebook Zero dhe pranimin e Twitter SMS.