Roaming me Evropën, tani edhe me lirë

IPKO ka zbritur çmimet e roamingut për të gjithë konsumatorët tanë që udhëtojnë në Evropë.

Të gjitha thirrjet që bëhen në rrjetin IPKO derisa jeni në roaming në vendet e Bashkimit Evripian, nga 59 cent, zbriten ne 55 cent në minutë, përderisa pranimi i thirrjes në roaming në vendet e Bashkimit Evropian nga 29 cent në minutë, zbritet në 26 cent.

IPKO gjithashtu ofron çmimet bindshëm më të lira në treg për dërgimin e SMS derisa jeni në roaming. Konsumatorët e IPKO gjatë roamingut nuk paguajnë asgjë për pranimin e SMS-ve. Nëse dikush ju kontakton nga Kosova deri sa jeni ne roaming, thirrësi paguan sikur të bënë thirrje në Kosovë.

Shërbimi i Roamingut është i aktivizuar pa pagesë për të gjithë konsumatorët.

Gjatë roamingut,  mund të përdoren edhe shërbimet: Transferi  i  kredisë  dhe Porosia  –  Më thirr

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp