Roaming me Evropën 70 për qind më i lirë se të tjerët

IPKO ofron shërbimin Roaming me çmim deri ne 70 për qind më të lirë se ofertat ekzistuese në treg për të gjithë konsumatorët tanë që udhëtojnë në Evropë.

Të gjitha thirrjet që bëhen në IPKO derisa jeni në roaming në vendet e Bashkimit Evropian kushtojnë 59 cent për një minutë, që është çmim 70 për qind më i lirë se i operatorëve të tjerë.

Pranimi i thirrjes në roaming në vendet e Bashkimit Evropian kushton 29 cent ne minutë, çmim ky po ashtu më i liri që ofrohet ne treg.

IPKO gjithashtu ofron çmimet bindshëm më të lira në treg për dërgimin e SMS derisa jeni në roaming. Konsumatorët e IPKO gjatë roamingut nuk paguajnë asgjë për pranimin e SMS-ve. Nëse dikush ju kontakton nga Kosova deri sa jeni ne roaming, thirrësi paguan sikur të bënë thirrje në Kosovë.

Shërbimi i Roamingut është i aktivizuar pa pagesë për të gjithë konsumatorët.

Gjatë roamingut,  mund të përdoren edhe shërbimet: Transferi  i  kredisë  dhe Porosia  –  Më thirr.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp