IPKO vazhdon të mbështesë sektorin e shëndetësisë – Dhuron sistemin e sofistikuar të ultrazërit për Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Edhe gjatë kësaj kohe  të vështirë pandemike, kur të gjitha bizneset dhe ekonomia u ndikuan shumë, kompania IPKO ka mbetur e përkushtuar për qëllimet dhe vlerat e saj të korporatës. Duke qenë kompani me përgjegjësi të lartë sociale, me një përkushtim të qartë ndaj sektorit të shëndetësisë për shumë vite, IPKO ka dhuruar sistemin e sofistikuar të ultrazërit, PhilipsClearVue 650 për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.

Ky ultrazë është kritik për të shkurtuar periudhën e pritjes për pacientët që janë në listë pritjeje për kontrollë – një periudhë e cila është thelbësore për zbulimin e kancerit në fazat e hershme të tij, dhe që rrit shanset për mbijetesë. Klinika e onkologjisë kishte vetëm një sistem të  ultrazërit për ekzaminim i cili është një model shumë i vjetër dhe jo aq efikas.

Gjatë periudhës 2018-2019, IPKO ka qenë e përqendruar të ndihmojë sektorin e shëndetësisë në Kosovë. Janë blerë dhe shpërndarë pajisje mjekësore në 20 njësi pediatrike, në shumë prej 150,000 EUR për Qendrat Kryesore të Kujdesit Familjar (MCFC) në komuna të ndryshme të Kosovës.

IPKO është një kontribues i shkëlqyeshëm i shoqërisë, gjithnjë duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me temën kryesore, shëndetin, arsimin dhe sportin.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?