SIM KARTELAT TANI ME DY EURO MBUSHJE – MBROJTJE NGA KEQPËRDORIMET

Të dy kompanitë janë pajtuar që të mos e ndryshojnë çmimin e blerjes së numrit (Sim Kartelës) i cili do të vazhdojë të mbetet me çmimin prej 5 eurove, duke respektuar kështu trendet moderne botërore telekomunikuese që duke mos rritur çmimin e pajisjes me numër të ri t’i mundësojnë të gjithëve të përdorin shërbimet telekomunikuese.

Prishtinë, 14 shtator 2009

Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe Kompania Telekomunikuese IPKO njoftojnë opinionin se duke filluar nga sot Sim Kartelat e të dyja kompanive të kenë 2 euro kredit, me qëllim të mbrojtjes së biznesit nga keqpërdorimet me kredinë e sim kartelave.

Të dy kompanitë janë pajtuar që të mos e ndryshojnë çmimin e blerjes së numrit (Sim Karteles) i cili do të vazhdojë të mbetet me çmimin prej 5 eurove, duke respektuar kështu trendet moderne botërore telekomunikuese që duke mos rritur çmimin e pajisjes me numër të ri t’i mundësojnë të gjithëve të përdorin shërbimet telekomunikuese.

Menaxhmentet e dy kompanive kanë qenë të detyruar që të marrin një vendim të tillë në mbrojtje të biznesit të tyre pasi që ka shumë raste të keqpërdorimit të simkartelave si me aktivitetin ilegal sim to sim, stërshitja kredisë dhe e sim kartelave në tregun e zi që po ndikon në zbehjen e imazhit të kompanive.

Luftimi i keqpërdorimeve është edhe detyrim ndaj konsumatorëve, të cilëve duhet t’u garantohet që kushdo që përdorë shërbimet tona të ketë trajtim të njejtë.

PTK dhe IPKO mbesin të përkushtuar që të vazhdojnë të ofrojnë për konumatorët e tyre respektiv trajtim të barabartë, kualitet të shërbimeve si dhe çmime te përshtatshme.

Posta dhe Telekomi i Kosovës dhe IPKO edhe më herët patën arritur një marrëveshje me qëllim të luftimit të operatorëve ilegal

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp