1O Kanale të reja në IPKO CABLE TV

Nga data 1 nëntor, klientët e rrjetit televiziv kabllor të IPKO do të kanë mundësin qe të informohen dhe argëtohen përmes 10 kanaleve të reja televizive ndërkombëtare.

Dhjetë kanale të reja televizive ndërkombëtare të lajmeve, argëtimit, muzikës dhe programeve për fëmije do t’i shtohen ofertës televizive të rrjetit kabllor televiziv të IPKO ( IPKO Cable TV) nga data 1 nëntor.

Shtimi i këtyre kanaleve pasuron ofertën kabllore të IPKO në 29 kanale televizive, shumica prej të cilave transmetohen ekskluzivisht përmes rrjetit të IPKO.

Kanalet e reja që klientët e rrjetit kabllor të IPKO do të mund ti shikojnë nga 1 nëntori janë: BBC, CNN, Cartoon Network, MTV, VH1, Fashion TV, Travel Channel dhe Rai Tre.

Këto kanale të reja po i shtohen atyre të transmetuara deri më tani që janë: IPKO TV, RTK, KTV, RTV21, 21 Plus, 21 popullore, Rrokum TV, Top Channel, Top News, Klan, Top News, My Music, Explorer 1, Explorer 2, Explorer 3, Alsat, Alsat M, Folk + dhe ON TV.

IPKO, ri konfirmon synimin e saj për të avancuar në aspektin teknologjik rrjetin kabllor televiziv përmes transmetimit digjital.  DigitalTV  nga IPKO do të ofrojë tek konsumatoret sinjal televiziv si dhe pamje shumë me kualitative së bashku me një ofertë më të gjerë programore përfshirë këtu edhe ofertën e plotë programore të Digitalb. Implementimi i transmetimit digjital pritet të filloj në fund të këtij viti.

IPKO është ofruesi kryesore i televizionit kabllorë në territorin e Kosovës, duke udhëhequr për nga numri i klientëve si dhe për nga shtrirja e rrjetit.  IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet. Në 11 qytete të Kosovës janë ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve.  Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë( Triple-play), qe përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp