• arta-koka-safe-for-web

    Arta KOKA GRUBI

    Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimit

Arta ka më shumë se 20 vite përvojë menaxheriale, mbi 12 vite përvojë gjithëpërfshirëse  në lëmin e Burimeve Njerëzore si menaxhere në IPKO, si dhe ligjëruese në fushën akademike. Ajo është arsimuar në universitetet e mirë-njohura amerikane, britanike dhe të Evropiane, dhe ka doktoraturë dhe PhD  me specializim në Ndërmarrësi, Menaxhment dhe në Ekonominë e Punës.

Arta ka publikime në revista shkencore ndërkombëtare, duke u përqendruar në menaxhimin e Burimeve Njerëzore. Synimi i detyrës së saj aktuale është që të aftësoj BNJ-në që të integrohen plotësisht në operacionet e biznesit dhe që të luaj një rol esencial në arritjen e planit strategjik të kompanisë.  Para se t’i bashkohej IPKO-s, Arta ka punuar si këshilltare ekonomike për Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë dhe po ashtu ka mbajtur pozita ekzekutive në projekte të BE-së dhe të USAID-it.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp