• robert-erzin[1]

    Robert ERZIN

    Kryeshef Ekzekutiv

Me më shumë se 21 vite të udhëheqjes strategjike dhe përvojës korporative në telekome Evropiane, Roberti e udhëheq IPKO-n në misionin e vet që të vazhdojë të jetë zgjedhja e parë e kosovarëve për komunikim dhe argëtim. Nën drejtimin e Robertit, IPKO ka përjetuar një transformim të madh në telefoninë mobile –  e që tani është prijëse në tregun e rrjetit të  internetit brezëgjerë mobil (3G dhe 4G).

Gjatë mandatit të tij, Roberti e ka mbajtur IPKO-n në mënyrë të suksesshme si një prijëse të padiskutueshme në shumë segmente të biznesit, përfshirë televizionin digjital dhe internetin, ku IPKO mban afër 50 për qind të tregut. Z. Erzin posedon Diplomë Master në Inxhinierinë Elektrike nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i Universitetit të Lubjanës.