Me shërbimin më të ri të IPKO, të gjithë klientët mund të ftojnë në bisedë deri në 5 persona dhe të realizojnë thirrje në grup për qëllime profesionale apo edhe personale, pa qenë e nevojshme që të keni shërbimin e internetit.
Ky shërbim realizohet si thirrje normale ku në pjesën Add call ju shtoni edhe persona të tjerë në lidhje në grup dhe nuk është i kufizuar vetëm nga realizuesi i parë i thirrjes, por secili pjesëmarrës mund të ftojë persona tjerë në thirrjen grupore derisa nuk tejkalohet limiti total prej 6 personave në grup dhe përderisa janë klientë të IPKO-së. Për më tepër, çmimi për thirrje është sa çmimi i zakonshëm, në bazë të tarifës që klienti e posedon.
Ky funksion është aktiv për të gjithë klientët ekzistues dhe klientët e rinj.
Kjo faqe përdor ‘cookies’ për t’ju ofruar informacionin më të përshtatshëm. Ju lutemi lexoni politikën tonë të privatësisë për më shumë informacione.