Rritni biznesin tuaj – hyni në partneritet me IPKO-n, lidere në ICT!

Pavarësisht nëse jeni individ apo biznes, programi ynë i partneritetit është dizajnuar në atë mënyrë që t’ju mundësojë të dalloheni përmes përvojës dhe kapaciteteve tona.

Duke qenë lider në ICT, si partneri juaj, ne ju ndihmojmë të fitoni avantazh konkurrues, të siguroni rrjedha të reja të të ardhurave dhe të tejkaloni pritjet për rritje të klientëve.

Ekipi ynë i ekspertëve ndihmon që idetë tuaja t’i sillni në jetë me një larmi shërbimesh dhe produktesh të personalizuara sipas nevojave tuaja unike, të gjitha këto në rrjetin më të mirë kombëtar të Kosovës për ICT.

Së pari dhe më kryesorja, ju si partneri ynë do të përfitoni nga infrastruktura dhe teknologjia e avancuar që IPKO e ka ndërtuar gjatë gjithë këtyre viteve të operimit të saj në tregun e Kosovës. Rrjeti ynë i gjerë, stabiliteti i internetit, një nga qendrat më moderne të të dhënave në vend, hostimi dhe shumë shërbime të tjera, e bëjnë IPKO një partner të jashtëzakonshëm për bizneset në fushën e ICT.

Pse IPKO është partneri më i mirë për ju?

  • MARKETINGU & Pozita e liderit në treg – Një kompani e pozicionuar mirë dhe me përvojë, me markë dhe reputacion të spikatur që ju ndihmon në ofrimin e shërbimeve tuaja për ndërmarrjet që e dinë se mund të mbështeten në rrjetin tonë
  • Infrastruktura teknologjike dhe burimet kompjuterike
    • Qendra e të dhënave
    • Rrjeti
    • Telefonia mobile
  • Ekspertiza – Mbështetje dhe mentorim nga specialistët tanë me përvojë për të zgjeruar produktet për klientët tuaj
  • Kombinimi me shërbimet tona
  • Shërbim i vazhdueshëm për klientët
  • Operacionet dhe inventari

Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku!

Aplikoni tani për programin e partneritetit.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?