IPKO organizoi Konferencën e parë ICT për Sigurinë Kibernetike në Kosovë, duke mbledhur rreth 250 pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit, institucionet publike, partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe ekspertë të fushës. Konferenca shërbeu si platformë strategjike për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e sigurisë kibernetike në ekonominë digjitale dhe për adresimin e kërcënimeve në rritje në hapësirën online.
Programi i konferencës përfshiu prezantime tematike dhe diskutime profesionale mbi format më të shpeshta të sulmeve kibernetike, me fokus të veçantë në sulmet botnet dhe DDoS, të cilat përbëjnë rrezik serioz për rrjetet dhe shërbimet kritike. U trajtua gjithashtu phishing-u si një nga metodat më të përdorura të mashtrimit digjital, ransomware-i si kërcënim financiar dhe operacional për organizatat, si dhe aspektet e sigurisë në internet dhe kontrollit prindëror, me qëllim mbrojtjen e përdoruesve fundorë dhe familjeve.
Prezantimet ofruan qasje praktike dhe shembuj realë nga industria, duke theksuar nevojën për kombinimin e masave teknike, proceseve organizative dhe edukimit të vazhdueshëm si bazë për ndërtimin e një mjedisi digjital të sigurt.
Konferenca u pasurua nga kontributi i ekspertëve ndërkombëtarë të teknologjisë dhe sigurisë kibernetike. Metod Platiše, Menaxher i Produkteve në Telekom Slovenije, prezantoi përvoja mbi identifikimin elektronik me video, mbështetjen e transaksioneve digjitale dhe integrimin e zgjidhjeve të sigurisë në rrjete komplekse.
Nga perspektiva e ofruesve globalë të sigurisë, Ivan Scavnicar dhe Tomislav Tucibat nga Fortinet ndanë përvoja mbi arkitekturën e rrjeteve, zgjidhjet e avancuara të sigurisë dhe mbështetjen teknike për ISP-të dhe bizneset në rajonin Adriatik.
Po ashtu, Vedran Kedmenec, ekspert i teknologjisë nga Kroacia, prezantoi zgjidhje inovative në fushën e mbikëqyrjes së rrjeteve, automatizimit dhe menaxhimit të shërbimeve IPTV dhe IoT, ndërsa Attila Pester, Drejtor i Shitjeve për rajonin SEE në Kudelski Group, foli për mbrojtjen e përmbajtjes digjitale, luftimin e piraterisë dhe sigurinë e të dhënave dhe sistemeve organizative.
Kontribut shtesë dha edhe Dalibor Vukovic, Menaxher i Produkteve dhe specialist i sigurisë kibernetike në Telekom Slovenije, i cili trajtoi zhvillimin e produkteve të sigurisë për sektorin privat, infrastrukturën kritike dhe institucionet qeveritare, me fokus në parashikimin e sulmeve dhe metodologjinë OSINT.
Një nga pikat qendrore të konferencës ishte diskutimi në panel mbi sfidat aktuale të sigurisë kibernetike dhe rolin e saj si prioritet strategjik për organizatat dhe institucionet.
Paneli mblodhi profesionistë nga sektori privat dhe publik, përfshirë:
Diskutimi ofroi perspektiva të balancuara mbi rreziqet kibernetike, mbrojtjen e infrastrukturës, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e investimit të vazhdueshëm në sigurinë digjitale.
Me këtë edicion inaugurues, IPKO vendosi themelet për organizimin e rregullt të Konferencës së Sigurisë Kibernetike, duke riafirmuar përkushtimin e saj për edukimin e klientëve, fuqizimin e bizneseve dhe ndërtimin e një ekosistemi digjital më të sigurt në Kosovë.