Përdorimi i Kanalit të Sinjalizimit

Hyrje
Në IPKO, ne e trajtojmë shumë seriozisht integritetin dhe sjelljen etike. Ne besojmë se një kulturë e fuqizuar e transparencës është thelbësore dhe kjo përfshinë fuqizimin e punonjësve për të ngritur shqetësimet pa frikën e hakmarrjes. Kjo është arsyeja pse ne kemi një Kanal konfidencial të Sinjalizimit.

Çfarë është Kanali i Sinjalizimit?
Kanali i Sinjalizimit është një mënyrë e sigurt që ju të raportoni çdo shkelje të dyshuar të politikave, kodit të sjelljes ose ligjit në kompaninë tonë. Kjo mund të përfshijë shqetësime rreth:

  • Parregullsive në fushën financiare
    • Rreziqet e sigurisë
    • Shkeljet mjedisore
    • Diskriminimi ose ngacmimi
    • Praktikat joetike të biznesit

Pse të përdorni Kanalin e Sinjalizuesit?

  • Konfidencialiteti: Identiteti juaj mund të mbahet anonim nëse zgjedhni.
    • Mbrojtja: Ne kemi një politikë të tolerancës zero për hakmarrjen ndaj sinjalizuesve.
    • Ndikimi pozitiv: Raporti juaj mund të na ndihmojë të identifikojmë dhe adresojmë problemet përpara se ato të përshkallëzohen.

Si të përdorni Kanalin e Sinjalizimit?
Ekzistojnë dy mënyra kryesore për të paraqitur një raportim:
Online: Raportimi i shqetësimeve mund të bëhet përmes adresës elektronike whistleblowing@ipko.com.
Posta zyrtare: Raportimi mund të bëhet edhe përmes dorëzimit të raportit në adresën zyrtare: Zija Shemsiu 34, Ulpianë, Prishtinë, 10000.

Çfarë të përfshini në raportimin tuaj?
• Natyra e shqetësimit tuaj
• Çdo detaj apo dëshmi specifike që keni
• Emrat e çdo individi të përfshirë (nëse dihen)
• Datat dhe orët (nëse aplikohet)

Luteni të keni parasysh se ekzistojnë kritere specifike për të vlerësuar ankesat. Prandaj, të gjitha ankesat duhet t’u përmbahen standardeve formale dhe të jenë të vërtetuara, dhe jo të mbështeten vetëm në pretendime ose në informacione të rreme.

Çfarë ndodh pasi të dorëzoni një raport?
Të gjitha raportet e dorëzuara përmes Kanalit të Sinjalizimit merren seriozisht dhe hetohen menjëherë. Ju do të pranoni një konfirmim që raporti juaj është pranuar, megjithëse ne mund të mos zbulojmë detaje specifike rreth hetimit për arsye konfidencialiteti. 

Ne ju inkurajojmë të raportoni
Ne e vlerësojmë zërin tuaj dhe përkushtimin tuaj për sjellje etike. Nëse sheh diçka, thuaje. Duke përdorur Kanalin e Sinjalizuesve, ju mund të na ndihmoni të mbajmë një ambient pune të fortë dhe etik për të gjithë.

Ky kanal nuk është i dedikuar për ankesa rreth shërbimeve tona. Për raste të tilla, ju lutem drejtohuni tek kanalet e kujdesit për klient ose dyqani më i afërt i IPKO-së.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim