IPKO çertifikohet për Cilësi sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001 dhe për Siguri të Informacionit sipas standardit ndërkombëtar ISO 27001

Kompania e Telekomunikacionit IPKO është çertifikuar sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë, dhe ISO 27001 për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Këto çertifikime specifikojnë termat dhe përkufizimet që zbatohen për të gjitha standardet e sistemit të menaxhimit të  cilësisë, të zhvilluara nga ISO, e që institucionet apo organizatat e përdorin standardin për të dëshmuar se plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e cilësisë si dhe plotësojnë kushtet dhe kriteret e kërkuara lidhur me menaxhimin e sigurisë së informacionit.

Pas një auditimi të suksesshëm të bërë nga Instituti Slloven për Kualitet dhe Metrologji, është vlerësuar që IPKO ka përmbushur të gjitha kriteret e standardeve ISO 9001 si dhe ISO 27001 në të gjitha kategoritë e shërbimeve që ofron: Telefoni mobile, Telefoni Fikse, Internet dhe Televizion Digjital.

Që nga themelimi i IPKO-së në Kosovë, IPKO është bazuar në standardet ISO për të gjitha kategoritë e fushëveprimit të saj, pasi që edhe Telekomi i Sllovenisë mbështet dhe është i çertifikuar në kategori të ndryshme të ISO standardeve. IPKO ka investuar shumë në infrastrukturë, zhvillimet më të fundit teknologjike dhe në punonjës, në mënyrë që të arrijmë të ofrojmë kualitetin më të lartë të shërbimeve në tregun Kosovar.

Çka do të thotë kjo për klientët e IPKO-së?

Çertifikimi është një proces i vazhdueshëm i përmirësimit, rishikimit, dhe dedikimit për të punuar sipas këtyre standardeve dhe këto çertifikime sipas standardeve ISO 9001 dhe ISO 27001, e veçojnë IPKO nga kompanitë e tjera duke ju siguruar klientëve që IPKO ofron shërbime dhe produkte me kualitet sipas standardeve ndërkombëtare dhe se gjithashtu të dhënat e tyre janë plotësisht të sigurta ashtu siç e përcaktojnë standardet ndërkombëtare. Standardet ISO 27001 i ndihmojnë organizatat të implementojnë procese që vënë në prioritet sigurinë e të dhënave dhe minimizojnë rrezikun e shkeljes apo shpërndarjes së të dhënave. Me marrjen e këtij çertifikimi IPKO ka dëshmuar aftësinë e saj për të menaxhuar sigurinë e të dhënave të ndjeshme. Këto çertifikime e kompletojnë dhe mbështesin imazhin e IPKO-së.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?