Z. Shehu ka sjellë një përvojë të shkëlqyer në kompani në kohën kur ai i është bashkuar IPKO-s në vitin 2012. Ai është një profesionist shumë i shkathët dhe i talentuar me më shumë se 11 vite përvojë profesionale.
Z. Shehu aktualisht është Kryeshef Financiar ndërsa ka punuar për më shumë se pesë vite si menaxher i kontabilitetit dhe si zyrtar i kontrollit financiar në kuadër të IPKO-s. Z. Shehu me profesion është ekonomist dhe kontabilist i certifikuar. Ai ka punuar në njërën nga bankat më të mëdha në Kosovë dhe ka përvojë të çmuar veçanërisht në kontrollin financiar. Njëkohësisht, z. Shehu punon si ligjërues i Kontabilitetit Menaxherial dhe të Kostos në SCAAK.
Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?