Telefonia mobile IPKO në kuadër të shërbimit “Post Paid Individual”, nga 21 Korrik deri 31 Gusht, 2008 të gjithë klientëve të saj, ju ofron mundësinë të jenë pjesë e IPKO promocioneve shpërblyese me anë të instant lojës, e cila do të zhvillohet për 6 javë në tërë regjionet e Kosovës.
Si të luani:
Për të hyrë në lojë është shumë e lehtë vetëm kërkoni IPKO ekipet e promocioneve në qytetin tuaj dhe ju mund të inkuadroheni në lojën instant. Gjatë lojës me sllot aparat të kompjuterizuar ju mund të fitoni njërën nga shpërblimet verorë, si në vijim
USB çelës
IPKO Kapelë
Qafore çelës, apo
Postpaid Kupon për një muaj bisedë falas
Nëse jeni fitues, shpërblimet do tu jepen aty për aty nga IPKO ekipi i promocioneve e cila do të zhvillohet nëpër kafeteri, restorante, bazene, qendra tregtare dhe vende tjera të Kosovës.
Prandaj, luaje lojën me ekipin e IPKO-s në qytetin tënd, dhe fito shpërblimet më të mira të verës në çdo moment
Vetëm klientat me moshë mbi 18 vjet kanë të drejtë të marrin pjesë në lojën shpërblyese.
Fituesit e shpërblimeve do ti marrin shpërblimet e çastit aty për aty nga IPKO promotorët.
Çdo pjesëmarrës ka të drejt të merrë pjesë në instant lojën vetëm një herë.
Informata Shtesë:
Hapat për shpërblimin e 4: Post Paid Kupon për shfrytëzim një mujor falas:
Fituesi i lojës “Luaj & Fito” ka mundësinë që, në vend të dhuratave të tjera që ofrohen ( Kaplele, USB etc), të marrë Kuponin Post Paid të IPKO’s.
Për të marrë Kuponin Post Paid, fituesi i lojes instant duhet t’i jep të dhënat tij/saj personale, tek ekipi i promocioneve të IPKO’s: Emrin, Mbiemrin, Adresën, Vendin dhe Numrin e Telefonit.
Me Kuponin Post Paid, që do të marrë nga promoteret e IPKOs, fituesi i shpërblimit duhet të shkon tek Dyqanet e IPKO’s, në qytetin ku jeton, dhe të zgjedh pakon që dëshiron për Post Paid (Pakon 400, ose Pako 1000). Shitësja e Dyqanit IPKO duhet të marrë kuponin nga fituesi të verifikon se a është në listën e fituesëve (që do ta dërgon sektori i marketingut) dhe do ti ofron shërbimin që ka fituar. Nëse fituesi i kuponit e ka autorizuar personin e dytë atëherë shitësja e dyqanit ka për detyrë që personit të dytë të autorizuar ti ofroj shërbimin e fituar; PRA,
Me Kuponin Post Paid, fituesi mund të ketë një muaj bisedë falas, nëse nënshkruan kontratën dhe bën depozitën e zgjedhur për shërbimet Post Paid. ( pra depozitin e paguan vetë fituesi ndërsa pjesen tjetër të pakos IPKO). Pra, IPKO merrë përgjegjësit për shumat si: 14,95 EUR për Pako 400; apo 24,95 EUR për pako 1000, por jo edhe për minutat shtese që mund ti bënë klienti gjatë kësaj periudhe mujore.
Kuponi është i vlefshmëm deri më: 31. Gusht 2008
Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?
Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.