Procedura e Ankimimit

Procedura e paraqitjes dhe trajtimit të ankesave

Në IPKO jemi të përkushtuar që çdo ankesë, kërkesë apo shqetësim i Konsumatorëve tanë të trajtohet në mënyrë të qartë, transparente dhe brenda afateve të përcaktuara.

Nëse keni pyetje, keni nevojë për sqarim ose dëshironi të paraqisni ankesë lidhur me shërbimet tona, më poshtë mund të gjeni mënyrat e kontaktit dhe procedurën e trajtimit të rastit tuaj.

  1. Paraqitja e ankesës

Ankesa ose kërkesa për sqarim mund të paraqitet përmes njërës nga mënyrat e mëposhtme:

Përmes e-mailit

Nëse dëshironi të paraqisni ankesë me shkrim ose të pranoni përgjigjen drejtpërdrejt në adresën tuaj elektronike, mund të na kontaktoni përmes adresës zyrtare:

info@ipko.com

Përmes Qendrës së Kujdesit ndaj Klientëve

Për informata të përgjithshme, mbështetje, paraqitje të ankesave ose raportim të shqetësimeve lidhur me shërbimet, mund të kontaktoni ekipet tona të kujdesit ndaj klientëve.

049 700 700
(pa pagesë për thirrjet brenda rrjetit IPKO)

080070070
(pa pagesë nga të gjithë operatorët në Kosovë)

Qendra e Kujdesit ndaj Klientëve është në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

049700900

(pa pagesë linjë e dedikuar për klientët e biznesit)

Përmes Live Chat

Nëse dëshironi të komunikoni në kohë reale dhe të merrni mbështetje të menjëhershme, mund të përdorni platformën Live Chat në faqen zyrtare të IPKO-s.

Live Chat – www.ipko.com

Përmes pikave të shitjes dhe kujdesit ndaj klientit

Nëse preferoni komunikim fizik, ankesa ose kërkesa juaj mund të paraqitet në çdo pikë të autorizuar të IPKO-s.

Përmes rrjeteve sociale

Për komunikim dhe mbështetje shtesë, mund të na kontaktoni edhe përmes kanaleve zyrtare të IPKO-s në rrjetet sociale.

Kanalet zyrtare të IPKO-s
Facebook – IPKO

Facebook – Kujdesi per kliente

Facebook – IPKO GAMES

Instagram – IPKO

  1. Afatet për paraqitjen e ankesës

Për të mundësuar trajtim sa më efikas të rastit, ankesat duhet të paraqiten brenda afateve në vijim:

  • brenda 15 ditëve nga pranimi i faturës, nëse ankesa ndërlidhet me shumën e faturuar;
  • brenda 30 ditëve nga ofrimi i shërbimit ose veprimi përkatës, nëse ankesa ndërlidhet me cilësinë e shërbimit ose çështje tjera që burojnë nga ofrimi i shërbimeve.
  1. Trajtimi i ankesës

Pas pranimit të ankesës:

✓ konfirmohet pranimi i saj;
✓ konsumatori informohet për procesin e trajtimit;
✓ ankesa shqyrtohet nga ekipet përgjegjëse të IPKO-s;
✓ përgjigja i ofrohet konsumatorit brenda afatit prej 15 ditësh nga data e pranimit të ankesës.

Në rast se për trajtimin e rastit nevojiten informata shtesë, konsumatori mund të kontaktohet nga ekipet përkatëse apo të kërkohet nga ana e tij përmes email informacioni shtesë.

  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes

Nëse konsumatori nuk është i/e kënaqur me përgjigjen e ofruesit të shërbimit ndaj ankesës së tij/saj, ose nëse nuk merr përgjigje brenda afatit prej 15 ditësh nga data e pranimit të ankesës, ai/ajo ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Për rastet e veçanta kur Konsumatori informon ofruesin e shërbimit për mospërputhje ndërmjet performancës faktike të shërbimit të pranuar dhe nivelit të cilësisë së shërbimit të përcaktuar në kontratë, dhe nëse brenda afatit prej 15 ditësh nga pranimi i njoftimit nuk eliminohen mospërputhjet, Konsumatori ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Pas pranimit të ankesës, ARKEP realizon matje profesionale në pajisjen e Konsumatorit për verifikimin e përputhshmërisë së nivelit të cilësisë së shërbimit me kushtet e kontraktuara. Në rast të konstatimit të mospërputhjes, Konsumatori ka të drejtë të ushtrojë të drejtat e parapara sipas kontratës së nënshkruar dhe legjislacionit në fuqi, përfshirë të drejtën për ndërprerje të kontratës në përputhje me kushtet e aplikueshme.

IPKO mbetet e përkushtuar që çdo kërkesë dhe ankesë të trajtohet në mënyrë profesionale, transparente dhe brenda afateve të përcaktuara, duke vendosur gjithmonë në fokus përvojën dhe besimin e Konsumatorit.

 

 

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim