Kohë pas kohe, në internet janë duke u shfaqur faqe keqdashëse të cilat keqpërdorin emrin e kompanisë IPKO për t’i mashtruar përdoruesit e internetit, të cilëve synojnë tu marrin të dhëna shumë të ndjeshme personale, si: numrin e telefonit, emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, në këmbim të shpërblimeve të rrejshme, si SMS apo telefona mobil falas.
Njëra prej tyre është edhe https://www.ipko-gratis.net, e cila ka qëllimin e njëjtë – mashtrimin e përdoruesve të pavëmendshëm.
IPKO tashmë ka bllokuar qasjen në këtë faqe, si dhe ka raportuar rastin tek organet e rendit dhe sigurisë në Kosovë.
Njoftimet zyrtare, ofertat, produktet, shërbimet apo lojërat shpërblyese të kompanisë IPKO, publikohen vetëm në faqet zyrtare të kompanisë, të listuara më poshtë:
Faqja zyrtare e kompanisë IPKO: www.ipko.com
Faqja zyrtare e hej! Pse po pret?: www.hej.ipko.com
Apo edhe në faqet zyrtare të kompanisë në rrjetet sociale:
• facebook.com/IPKO.Rrethiyt – Faqja e IPKO ne Facebook
• facebook.com/hej.IPKO – Faqja e hej! Ne Facebook
• twitter.com/ipkotelecom – Llogaria e IPKO ne Twitter
• twitter.com/hejipko – Llogaria e hej! ne Twitter