IPKO sjell gëzim për fëmijët në QKUK për 1 Qershorin

Vendi:

Ref:

Nga:

Në kuadër të festimeve për 1 Qershorin, IPKO organizoi një aktivitet të veçantë në Klinikën e Pediatrisë, repartin e Hemato-Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për të sjellë gëzim dhe buzëqeshje tek fëmijët që përballen me sfida të mëdha shëndetësore.

Aktiviteti përfshiu dhurata simbolike, ngrohtësi njerëzore dhe një atmosferë të mbushur me dashuri, duke krijuar çaste që do të mbeten gjatë në zemrat e fëmijëve.

Momente të veçanta u bënë edhe më të paharrueshme nga praninë e këngëtarit Ledri Vula, i cili ndau kohë, përqafime dhe buzëqeshje me fëmijët, duke i bërë ata të ndihen të veçantë dhe të harronin për pak çaste vështirësitë që po kalojnë.

IPKO mbetet e përkushtuar për të qëndruar pranë fëmijëve dhe familjeve të tyre, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies dhe shpërndarjen e gëzimit në komunitet.

ngjashme

IPKO vazhdon traditën e festimit të Bajramit duke mbështetur fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës dhe të moshuarit e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.
IPKO podržava učenike na Kosovu ulažući u njihovo obrazovanje i razvoj. Uoči nove školske 2024-2025. godine, IPKO je donirao 7 laptopova za novu računarsku laboratoriju u Osnovnoj školi „Musa Zajmi“ u Gnjilanu.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Select more than one item for comparison.