Kodet e shkurtra

Kodet e shkurta janë një mjet i shkëlqyeshëm marketingu i SMS-ve që mundësojnë komunikimin dy-drejtimësh kompani-klient, por ato përdoren gjithashtu edhe për ngritjen e vetëdijes.

Kodet e shkurtra

KODET E SHKURTA (të njohur po ashtu edhe si numra të shkurtër) janë numra të posaçëm telefoni, dukshëm më të shkurtër se numrat e telefonit të plotë dhe zakonisht të përbërë nga pesë shifra. Kodet e shkurtra janë të dizajnuara që të jenë më të lehta për t’u lexuar dhe për t’u mbajtur në mend krahasuar me numrat normal të telefonave të cilët përdoren për dërgimin e SMS / MMS mesazheve. Kodet e shkurtra përdoren në masë të gjerë për shërbime me vlerë të shtuar, të tilla si donacione bamirësie, sondazhe, shërbime mobile dhe porositje të melodive të zileve (ringtone). Çdo kod i shkurtër është projektuar të jetë unik për secilin përdorues të Shërbimit.

Kodet e shkurta janë një mjet i shkëlqyeshëm marketingu i SMS-ve që mundësojnë komunikimin dy-drejtimësh kompani-klient, por ato përdoren gjithashtu edhe për ngritjen e vetëdijes. Ato përdoren nga korporatat për qëllime promovuese, fushata marketingu, për të mbajtur lotari, sisteme shpërblimi, shitje të produkteve dhe shpërndarje të informacioneve.Përfitimet e përdorimit të Shërbimit të KODEVE TË SHKURTA të IPKO-s:

  • E ekspozon numrin dhe mesazhin tuaj ndaj një baze të madhe të klientëve
  • Ofron një numër të shkurtër që mbahet mend lehtë
  • Kursen kohë dhe para
  • Është në linjë me trendet bashkëkohore të biznesit
  • E bën organizatën tuaj të ndryshme në treg
  • Është i lehtë për t’u përdorur dhe i është përshtatur nevojave të njerëzve
phone

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim