Ekipet

Komunikoni me partnerët e biznesit tuaj me tarifa të njëjta sikur të jeni një ekip!

Informata

Se çfarë ekipi do të ndërtoni për biznesin tuaj, varet prej pakos që do të zgjedhni dhe prej numrit të punëtorëve që do t’i vendosni në këtë plan të komunikimit.

 

Krijoni Ekipin e biznesit tuaj: Zgjedhni pakon, Caktoni numrin e punëtorëve që do të jenë në “Ekip”, Vendosni se a do të jenë prepaid ose/dhe postpaid dhe caktoni rimbushje automatike të llogarisë së punëtorëve, çdo muaj.

Bëni zgjedhjen më të mirë për komunikimin brenda biznesit tuaj.

Business Basic Prepaid dhe PostpaidMe pakon Business Basic, punonjësit brenda biznesit tuaj do ta kenë një plan të njëjtë të tarifave për komunikimin brenda dhe jashtë rrjetit të IPKO-së.

  • Pakoja bazë për biznese është një SIM kartelë e vetme e cila është në dispozicion të klientëve të biznesit me parapagim dhe kontratë(postpaid).
  • SIM kartela e vetme kushton 3.00 euro dhe përmban 3.00 euro mbushje.
  • Numrat e vetëm me kontratë(postpaid) të biznesit nuk kanë tarifa mujore, por paguajnë faturat çdo muaj sipas shpenzimeve që bëjnë.
  • SIM kartela e pakos bazë për biznese mund të përdoret ose si tarifë ose si opsion tarifor.

Pakoja e numrave mobil me kontratë(postpaid) përmban nëntë pako të ndryshme të cilat mund të blihen si pako individuale ose mund të jenë pjesë e pakove të super ekipit. SIM kartela për pakot me kontratë(postpaid) jepet falas.

Pakoja ‘Plan’ për numrat mobil me kontratë(postpaid) mund të përdoret si opsion tarifor. Klientët e pakove Plan për biznese, kur shtohen në Super Ekip, do të aplikojnë në mënyrë automatike tarifat pasuese, në varësi të ekipit të cilit i përkasin.Business Basic Prepaid dhe PostpaidMe pakon Business Basic, punonjësit brenda biznesit tuaj do ta kenë një plan të njëjtë të tarifave për komunikimin brenda dhe jashtë rrjetit të IPKO-së.

Ekipi 2-10

Si krijohet ekstra ekipi?

Për të krijuar Ekstra Ekipin, ju duhet të jeni përdorues i njërës nga pakot IPKO Ekipit (Biznis Start, Team apo Free Team). Po ashtu edhe biznesi tjetër me cilin bashkëpunoni vazhdimisht dhe që dëshironi ta shtoni në Ekstra Ekip, duhet të jetë i abonuar në njërën nga pakot IPKO Ekipit. Në këtë mënyrë, ju mundësohet që të komunikoni, pandërprerë me të gjithë numrat e biznesit tjetër, për një pagesë fikse mujore, varësisht nga pakoja që tashmë jeni i abonuar. Për të shtuar bizneset e tjera në planin tuaj të komunikimit duhet të kryeni pagesën e aktivizimit dhe, të paguani çmimin fiks mujor. Nëse edhe ekipi tjetër i biznesit dëshiron të komunikojë me ju njësoj, duhet t’i kryejë po të njëjtat procedura të abonimit sikur ju.

Na kontaktoni:

Për t’ju ndihmuar që të krijoni Ekstra Ekipin, e tëra që duhet ta bëni është të na kontaktoni në keyaccounts@ipko.com, apo na vizitoni në Qendrën e Biznesit të IPKO-së në sheshin “Nenë Tereza”.

Do t’ju ofrojmë zgjidhje që atë ditë.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim