IPKO angazhohet në ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kancerit!

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër kancerit me fushatën “Së bashku kundër kancerit”, duke organizuar një sërë aktivitetesh në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren, nga data 16-25 tetor, 2023.

Kjo nismë kishe për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin rreth kancerit dhe të ofrojë mbështetje për pacientët me kancer.

Në këtë aktivitet, IPKO ka ftuar ekspertë të kujdesit‍ shëndetësor, përfshirë gjinekologë, radiologë, patolog dhe nutricionistë, për të dhënë këshilla të rëndësishme për ndërgjegjësimin rreth kancerit, masat parandaluese, faktorët e rrezikut, dhe rëndësinë e një diete të ekuilibruar për shëndetin e përgjithshëm. Të pranishmit u inkurajuan të marrin pjesë dhe të konsultohen me këta specialistë për udhëzime të personalizuara.

IPKO gjithashtu rikonfirmon përkushtimi e saj për të mbështetur pacientët me kancer në rrugën e tyre të shërimit, duke përdorur historitë e tyre të guximit si burime frymëzimi dhe shprese për të tjerët. Për të dhënë një kontribut të veçantë, IPKO ka organizuar edhe një kënd të dhurimit të flokëve për të mbështetur pacientët që kanë përjetuar rënie të flokëve gjatë trajtimit të tyre. Përveç kësaj, fëmijëve ju krijua një zonë e veçantë për aktivitete krijuese, derisa prindërit marrin pjesë në aktivitetet e ngjarjes.

Gjatë gjithë ngjarjes, të pranishmit kanë shijuar shfaqje muzikore në piano, të cilat ofrruan një moment relaksimi për të gjithë. Promovueset gjithashtu ishin të pranishme për të ofruar informacion dhe udhëzime për pjesëmarrësit.

Ky angazhim i IPKO-së në luftën kundër kancerit është një përpjekje e vazhdueshme për të përmirësuar ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për pacientët me kancer, si dhe një mënyrë për të ndihmuar komunitetin. Gjithashtu, IPKO për shumë vite ka dhuruar pajisje të sofistikuara shëndetësore dhe është përkushtuar në mbështetjen e institucioneve shëndetësore për trajtimin e kancerit dhe zbulimin e hershëm të tij.

Ky kontribut është një dëshmi e përgjegjësisë sociale të kompanisë në përpjekjet për të luftuar kancerin në Kosovë dhe për t’u kujdesur për mirëqenien e komunitetit. IPKO ka treguar se nuk është vetëm një kompani e telekomunikimit, por është edhe një korporatë me përgjegjësi të lartë sociale ndaj klientëve dhe komunitetit të gjerë.

#IPKO #bashkekunderkancerit

ngjashme

IPKo-mbështet-sektorin
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ‍, IPKO ka organizuar aktivitet në Klinikën Hemato-Onkologjike të Pediatrisë, ku janë shpërndarë dhurata dhe janë mbajtur lojëra argëtuese për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
IPKO is a sponsor of the 54th Ferizaj Theater Festival, held from September 1-6, 2024.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Select more than one item for comparison.