IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit. Konfirmon përkushtimin e saj ndaj fushatës “Së bashku kundër kancerit” dhe mirëqenies së shoqërisë

Vendi:

Ref:

Nga:

Në Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, IPKO shënoi këtë datë duke i dhuruar Qendrës Kryesore për mjekësi familjare(QKMF) në komunën e Fushë Kosovës, një sistem të sofistikuar të ultrazërit “Versana Essential Advanced Version” me dy sonda – atë konvekse dhe lineare nga prodhuesi General Electric Healthcare, i cili mund të parandaloj dhe zbuloj kancerin në fazat e hershme dhe i cili mund të jetë jetik në shpëtimin e jetës.

Ky donacion bëhet në kuadër të fushatës së IPKO-së “Së bashku kundër kancerit” dhe pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për mirëqenjen dhe shëndetin e shoqërisë.

IPKO, si kompani lidere e telekomunikacionit në Kosovë, ka qenë e përkushtuar edhe në ngritjen e vetëdijes në luftën kundër kancerit dhe mbështetjen e pacientëve me kancer në komunitet. IPKO beson se ndërgjegjësimi dhe edukimi janë vendimtare për zvogëlimin e barrës së kancerit dhe si e tillë, kompania ka qenë e përfshirë në mënyrë aktive në iniciativa dhe fushata të ndryshme që synojnë ngritjen e vetëdijes për sëmundjen dhe promovimin e zbulimit të hershëm. Kontributet e IPKO-së synojnë gjithashtu të mbështesin institucionet në përpjekjet e tyre për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët me kancer dhe familjet e tyre.

ngjashme

As a leader in innovation and telecommunications in Kosovo, IPKO supports projects that foster the development of technology and provide opportunities for passionate individuals.
Në një shfaqje të jashtëzakonshme të unitetit dhe dhembshurisë, sindikata e punëtorëve në IPKO ka bashkuar forcat për të organizuar dhurimin e gjakut nga punonjësit e IPKO-s që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në komunitetin lokal.
At IPKO, we believe that education and gender equality are the foundations of a developed and inclusive society. In March, we organized two key activities that reflect our ongoing commitment to these values.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Select more than one item for comparison.