Pakot Postpaid

Zgjidhni pakon tuaj:


Çmimet shtesë

Çmimet shtesë aplikohen pasi që t’i keni shpenzuar minutat dhe/apo SMS-at e pakos.  Në këtë rast aplikohen tarifat e Postpaid për minutat dhe SMS-at shtesë, të cilat janë më të ulëta sesa me Prepaid (Fillo, Allo, Tung).


Kontroll i plotë mbi shpenzime

Mos u brengosni për shumën e faturës së përmuajshme. Me Postpaid nga IPKO, ju keni kontroll të plotë për shpenzimet tuaja.

  • Kontrolloni gjendjen e llogarisë në çdo çast.  Thjesht thirrni *123# që të informoheni sa minuta i keni dhe çfarë shume ka arritur llogarija e telefonit tuaj, falas.
  • Caktoni vetë limitin tuaj. Vetë e caktoni kufirin e epërm, të cilin fatura e juaj nuk do ta tejkaloj. Prandaj, nuk do të ketë befasi në fund të muajit. Këtë e bëni me anë të depozitës, e cila lihet vetëm si garanci - dhe kthehet plotësisht nëse vendosni të ndërroni shërbimin.

Zgjidhni vetë limitin e faturës nga opsionet në vijim:
Postpaid 400: 30, 50, 70, 100 ose 200 €
Postpaid 1000: 50, 70, 100, 200 ose 500 €


Fleksibilitet i jashtëzakonshëm i pagesës.

Mos humbni më kohë për pagesa të faturave. Me Postpaid nga IPKO, ne ju përshtatemi juve që pagesa e llogarisë të jetë punë e shpejtë dhe e thjeshtë. Prandaj faturën mund ta paguani:

• Në shitore të IPKO’s
• Në IPKOmat (në bankomatët e ProCredit Bank)
• Me kartelë mbushëse, në mbi 2.500 pika të distribuimit
• Me transfer të kredisë nga ndonjë numër tjetër

Zgjedhni mënyrën e pagesës që ju përshtatet më së shumti!


SMS njoftimet:  Ne do t’ju njoftojmë rregullisht për afatet e pagesave të llogarisë përmes SMS-it.


* Pyetjet e shpeshta