IPKO mbështet familjet e prekura nga vërshimet – solidaritet dhe ndihmë emergjente – 2026

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka kontribuar me donacione për familjet e prekura nga vërshimet e fundit, të cilat kanëshkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përmes këtij veprimi, synimi është lehtësimi igjendjes dhe ofrimi i mbështetjes konkrete për familjet që po përballen me vështirësi.

Donacioni është realizuar në bashkëpunim me Kryqi i Kuq i Kosovës, i cili ka bërëidentifikimin e familjeve përfituese dhe shpërndarjen e pakove, ndërsa IPKO ka qenë donatorii kësaj mbështetjeje.

IPKO ka dhuruar:

1,000 pako esenciale me vlerë totale prej 50,000 euro

500 pako të shërbimeve mobile

Karikues dhe power bank për komunikim emergjent

Ndjeshmëria, përkushtimi dhe kujdesi ndaj komunitetit mbeten në thelb të vlerave të IPKO-s. Ne besojmë se së bashku mund të kapërcejmë çdo sfidë dhe të rikthejmë shpresën aty kuështë më e nevojshme.

Të ngjashme

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.
Me rastin e 17 Majit, Ditës Botërore të Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit, IPKO vazhdoi angazhimin e saj për mbështetjen e arsimit dhe zhvillimit digjital në Kosovëpërmes donacioneve për institucione arsimore.
Gjatë MakerWeek 2026 në BONEVET Gjakova, të rinjtë u angazhuan në një javë intensive të dedikuar kreativitetit dhe inovacionit. Përmes punëtorive në elektronikë, dizajn 2D dhe Laser Cut, 3D design & printing, si dhe inteligjencë artificiale, pjesëmarrësit zhvilluan prototipe konkrete, duke e shndërruar dijen në zgjidhje praktike.
Në kuadër të Muajit të të Mbijetuarve nga Kanceri, IPKO organizoi aktivitetin “Së BashkuKundër Kancerit”, me qëllim promovimin e ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe informimit përpersonat e prekur nga kjo sëmundje.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim