Festa e Buzëqeshjeve: IPKO dhe KB Trepça festojnë 1 Qershorin me Fëmijët e Shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë

Place:

Ref:

From:

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.

1 Qershori është një ditë e veçantë për fëmijët anembanë botës , një ditë për të festuar gëzimin, pafajësinë dhe ëndrrat e tyre. Kjo ditë na kujton se çdo fëmijë meriton të jetë i lumtur, të ndihet i sigurt dhe i dashur.

Me këtë në mendje, ne vendosëm të organizojmë këtë festë të paharrueshme për 122 nxënësit e ciklit të ulët. Aktiviteti përfshiu shpërndarjen e shumë dhuratave dhe mbajtjen e lojërave argëtuese të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme dhe plot gëzim për të gjithë.

Kjo ngjarje, e organizuar për herë të parë në këtë shkollë, është më shumë se një festë. Është një shenjë e dashurisë dhe kujdesit tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë mbështetjen tonë për të sjellë gëzim dhe shpresë në jetët e fëmijëve.

#IPKO #KBTrepça #1Qershor #FestaEFëmijëve #PalaçoMeShokë

Related

IPKO supports Teen Fest Kosova, the first nationwide festival for young singer-songwriters from Albanian-speaking territories.
IPKO is proud to be an Innovation Partner of BONEVET, a space that inspires, educates and empowers young people with knowledge in technology and the future.
TechMakers is an educational programme by Kosova Makers League (KML) designed for young people aged 15–18, focusing on developing skills in technology, design, and innovation through hands-on learning.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Select more than one item for comparison.