IPKO mbështet sektorin e shëndetësisë në ditën Ndërkombëtare të Kancerit

Place:

Prishtinë, Kosovë

Ref:

0053-07-22

From:

IPKO Telecommunications LLC

Me rastin e ditës ndërkombëtare të kancerit IPKO vazhdon të jetë e përkushtuar dhe të përkrahë sektorin e kujdesit shëndetësor në Kosovë. Institucionet shëndetësore që janë përkrahur këtë radhë janë: 

  • Klinika e Onkologjisë në QKUK, ku janë dhuruar 400 pako esenciale për pacientët që po trajtohen me kimioterapi, 5 shtretër kimioterapie, 100 proteza të gjirit dhe 100 sytjena të nevojshme pas trajtimit të kancerit të gjirit, 38 paruke si dhe shërbime të internetit dhe televizionit digjital për 3 vite. 
  • Reparti i Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, IPKO ka dhuruar 150 komplete set çarçafësh, 100 çarçaf, 70 jorgan, 100 jastëk, një makinë larëse dhe një makinë tharëse, të identifikuara si nevoja esenciale për këtë klinikë. 
  • Qendra e Mjekësisë Familjare në Komunën e Hanit të Elezit, kemi dhuruar një sistem të sofistikuar të ultrazërit Versana Essential 2022 nga General Electric Healthcare, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme. 

Vlera totale e këtyre donacioneve arrin në 50 mijë euro. 

IPKO tashmë njihet për inicimin dhe përfshirjen në projekte dhe aktivitete me përgjegjësi sociale në sektorë të ndryshëm, me theks të veçantë në sektorin e shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe sportit. Vitet e fundit IPKO ka iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë, ku mbështetja e përgjithshme arrin në rreth 250 mijë euro.

Related

As part of its long-term partnership with Innovation Centre Kosovo (ICK), IPKO continues to support innovation, talent development and Kosovo’s technology ecosystem.
We are proud to support Sunny Hill Festival, championing creativity, diversity, and youth spirit.
Super Finalja e Gara së Robotikës KML Open 2024/25 përfundoi me sukses, duke sjellë një ditë të mbushur me emocione, sfida dhe inovacion për të rinjtë e Kosovës.
IPKO supports students in Kosovo by investing in their education and development. At the start of the new school year 2024-2025, IPKO donated 7 laptops for the new IT lab at the "Musa Zajmi" Primary School in Gjilan.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Select more than one item for comparison.