Pakot interneti për rajon

Shfleto pakot tona

Më poshtë në tabelë gjeni ofertën për internet në rajon:

Pako interneti per rajon

 DITORE (1000MB)

3.00€ / 24h

Detajet:

  • Akitivizimi: *478*1#
  • MB e vlefshem: 1000 MB

Pako interneti per rajon

 JAVORE (2000MB)

6.00€ / 7 ditë

Detajet:

  • Aktivizmi: *478*2#
  • MB e vlefshem: 2000MB

Pako interneti per rajon

 MUJORE (3000MB)

10.00€ / muaj

Detajet:

  • Aktivizmi: *478*3#
  • MB e vlefshem : 3000MB

Për shumë internet

Informata

Këto pako janë të dizajnuara për shfrytëzim të internetit në Kosovë dhe shtetet e rajonit. 

  • Shqipëri
  • Mal i Zi
  • Maqedoni Veriore
  • Serbi
  • *Bosne & Hercegovinë
  • *Kroaci
  • Greqi
  • Turqi

Këto pako për të funksionuar kur jeni jashtë Kosovës duhet ndiqni disa hapa:

  • Të lidheni në telefonin tuaj me automatik mode,
  • Të siguroheni që APN të jetë IPKO
  • Të aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” tek pjesa Settings në telefonin tuaj:

Varësisht se në cilin shtete jeni, zgjedhni operatorin përkatës nga lista më poshtë:

Përveç pakove me parapagim të cilat përmbajnë internet ju mund të klikoni këtu dhe të informoheni për pakot tjera të cilat përmbajnë minuta, SMS dhe GB të vlefshme në shtetet e Ballkanit Perendimor, ndërsa për pakot me pagesë mujore shtyp këtu. 

*Për Bosne dhe Hercegovinë duhet të lidheni me operatorin: BH Telecom

*Për Kroaci duhet të lidheni me operatorin: HT HR

Mënyrat e pagesës

Në fillim të çdo muaji ju do të pranoni nëpërmjet SMS informatën rreth shpenzimeve tuaja për muajin paraprak dhe njëkohësisht në e-amailin tuaj do të pranoni faturën me detajet e shpenzimeve. Përndryshe gjendja e llogarisë dhe borxhi do të pasqyrohen në profilin tuaj në aplikacionin My IPKO.

Pagesën e faturës tuaj mund ta bëni nëpërmjet disa kanaleve të ndryshme:

Gjithashtu për të parë transaksionet tuaja, ju mund të përdorni shërbimin tonë My Ipko Web Selfcare 

Në qoftë se ju keni nevojë për internet shtesë për Kosovë, rajon apo Evropë:

  • Pakot me internet *900#
  • Pakot me internet në rajon *478#
  • Pakot me internet në Evropë dhe SHBA *345#

Ju lutem të keni kujdes!

  • Për të mos u shpenzuar nga llogaria kryesore për internet, ju paraprakisht duhet të ndalni “data” në telefonin tuaj dhe të aktivizoni një pako të re dhe pastaj të lëshoni përsëri opsionin “data”.
  • MB e pashfrytëzuara të pakos humbin në skadim të pakos suaj. Në mënyrë që ti ruani MB e mbetura ju duhet të aktivizoni pako të re para skadimit të pakos së vjetër.
  • Nëse keni problem me përdorim të internetit, ju lutemi kontrollojeni nëse e keni të aktivizuar. Nëse jo, aktivizo internetin tënd duke thirr kodin *321#.

Për të aktivizuar pako paraprakisht duhet të keni mjete të mjaftueshme në llogari. IPKO ofron mundesinë e dërgimit të mbushjes në vlera të ndryshme në numrin tuaj apo në numër të IPKO-s të dikujt tjetër duke vizituar cilindo nga dyqanet dhe distributorët tanë apo me lehtë duke dërguar mbushje elektronike nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:

Kontaktoni FALAS qendren e thirrjeve IPKO, duke thirrur *770#

Detaje shtesë

Çmimet standarde të cilat aplikohen nëse selektohet ndonje operator i ndryshem nga lista

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim