IPKO mbështet arsimin në tri shkolla të Kosovës

Vendi:

Ref:

Nga:

IPKO ka dhuruar donacione në tri shkolla në Kosovë, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e përvojës mësimore të nxënësve dhe mësuesve.

Shkolla “Hoxhë Kadri Prishtina” – PrishtinëDhuruam laptopë, kompjuterë dhe printer, që do të mundësojnë mësimdhënie interaktive dhe do t’i afrojnë nxënësit më shumë me të ardhmen digjitale.

Shkolla “SHMU 1” – VushtrriDhuruam smartboard dhe printer, duke sjellë përmbajtje multimediale dhe mësim interaktiv që e bën çdo minutë të klasës të vlefshme dhe frymëzuese.

Shkolla “Emin Duraku” – KaçanikNxënësit e pasionuar pas muzikës do të përfitojnë nga laboratori muzikor që kemi dhuruar, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë talentin dhe kreativitetin e tyre.

IPKO mbetet e përkushtuar për të mbështetur arsim cilësor, zhvillimin e aftësive dhe mundësitë që çdo nxënës meriton, duke kontribuar në krijimin e një brezi të ri liderësh dhe krijuesish.

ngjashme

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, së bashku me partnerin tonë KB Trepça, kemi organizuar një festë për fëmijët e shkollës “Musa Hoti” në Frashër të Madh, në Mitrovicë, tek lagjja që është ndërtuar nga z. Halil Kastrati.
IPKO vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër kancerit me fushatën "Së bashku kundër kancerit", duke organizuar një sërë aktivitetesh në Qendrën Tregtare Galeria në Prizren, nga data 16-25 tetor, 2023.
Mësuesit zgjedhin, IPKO mbështet është një nismë unike bamirësie që e bën të lehtë për IPKO-n dhe komunitetin vendor që të ndihmojnë shkollat fillore, çerdhet dhe nxënësit në nevojë në zonat rurale. Ky projekt synon të mundësojë një mjedis më të mirë shkollor për nxënësit në zonat rurale në mbarë Kosovën.
besnike ndaj projekteve inovative
IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

Si eshte eksperienca ne webin e IPKO’s?

Ju lutem kurseni pak minuta për të ndarë eksperiencën tuaj në lidhje me ueb faqen tonë.

Zgjedh më shumë se një produkt për krahasim