Nëse aplikacioni “IPKO TV” nuk është i parainstaluar tashmë në televizorin tuaj smart, ju mund ta
gjeni atë duke kërkuar në tregun e aplikacioneve dhe më pas mund ta instaloni në televizionin
tuaj.
Më pas aktivizojeni në abonimin tuaj. Në ekranin e televizionit kur hapni aplikacionin IPKO
TV shfaqet kodi i aktivizimit. Ne të njejtën kohë hapni llogarinë tuaj përmes ueb faqes
www.ipko.tv, dhe tek pjesa e profilit zgjedhni opsionin Menaxhimi i pajisjes / Shto pajisje / Shëno
kodin e aktivizimit.
Pasi të perfundoni këta hapa, televizioni juaj do të shtohet si pajsje në
llogarinë tuaj në IPKO TV aplikacion, dhe ju do të keni qasje në përmbajtjen e pasur televizive.