Sezoni verorë tashmë ka filluar, koha kur ju udhëtoni më së shumti jashtë vendit. Duke qenë jashtë vendit, tarifat për komunikim ndryshojnë andaj po ju japim disa udhëzime se si të menaxhoni më së miri llogarinë tuaj gjatë udhëtimeve.

Shihni të gjitha pakot, listën e çmimeve dhe operatorët me të cilët kemi marrëveshje këtu.

Për t’ju funksionuar interneti në mobil, lidhuni manualisht me operatorët përkatës, sigurohuni që APN është IPKO, si dhe aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” te Settings.

Keni parasysh se në qoftë se nuk zgjedhni manualisht operatorin, telefoni mobil mund të kyçet në mënyrë automatike me operatorë të tjerë, gjë që mund t’ju shkaktoj shpenzime të tjera.

Gjatë vizitës në vende ku nuk ka oferta të disejnuara ekskluzivisht për internet në mobil dhe nuk ju duhet përdorimi i internetit në mobil atëherë sigurohuni që para se të niseni:

  1. Celular Data është e ndalur
  2. Data Roaming është e ndalur

Në qoftë se keni ndonjë pyetje mos hezitoni të thirrni në 049 700 700.