Me pakot e reja të minutave kombëtare të cilat i ka lansuar sot, IPKO ka bërë që përdoruesit e saj të telefonisë mobile mos të kenë më nevojë ta mbajnë më shumë se një telefon, pasi që atyre u ofron minuta kombëtare për thirrje drejt çdo operatori mobil në Kosovë.
Prej sot, të gjithë përdoruesit e tarifës “Fol me ton” mund ta aktivizojnë ndonjërën nga pakot me 60, 100 apo 150 minuta kombëtare, dhe të thërrasin drejt çdo operatori mobil në Kosovë për rreth 5 cent në minutë.
Pakoja me 60 minuta kombëtare mund të aktivizohet për 3 euro në muaj, ajo me 100 minuta për 5 euro në muaj, dhe pakoja me 150 minuta kombëtare mund të aktivizohet për 7 euro në muaj.
“Pakot e reja me minuta kombëtare u ofrojnë përdoruesve liri të plotë të komunikimit, pa menduar se drejt cilit operator mobil ata po e drejtojnë thirrjen e tyre, si dhe ua heqin nevojën për të pasur më shumë se një telefon për t’i ulur shpenzimet e komunikimit” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Çmimet e ofruara me pakot e reja me minuta kombëtare janë shumë më të volitshme sesa ato që përdoruesit e operatorëve tjerë mobil në Kosovë i paguajnë për thirrjet drejt IPKO-së, ose rreth 5 cent në minutë për thirrjet nga IPKO drejt operatorëve tjerë, kundrejt 18 centëve në minutë sa operatorët tjerë i ngarkojnë përdoruesit e tyre për thirrjet në IPKO.
Validiteti i secilës pako është një muaj, prandaj përdoruesit mund të zgjedhnin pakon e minutave e cila më së miri ua përmbush nevojat e tyre për komunikim me të gjithë. Pakot me minutat kombëtare ofrohen për periudhë promocionale.
Për aktivizimin e 60 minutave kombëtare përdoruesit duhet thirrur kodin *654*1#, për 100 minuta duhet thirrur kodin kodin *654*2#, ndërsa për 150 minuta kombëtare duhet thirrur kodin *654*3#. Kontrollimi i minutave të mbetura mund të bëhet duke thirrur kodin *654#.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë dhe i vetëm me rrjetin 3G.